LAJMI I FUNDIT:

Çfarë ju “thonë” fytyra dhe trupi juaj

Çfarë ju “thonë” fytyra dhe trupi juaj

Përvoja e arritur gjatë më shumë se mijëra vjetësh, në bazë të vëzhgimit të miliona të sëmurëve nga të gjitha anët e botës, tregon që ndryshimet në trupin tonë mund të zbulojnë sëmundjet e brendshme

Pra, nëse në këtë mënyrë zbuloni tek vetja simptomat të cilat tregojnë probleme shëndetësore, nuk ka arsye për të krijuar panik. Mjeku do t’i verifikojë dyshimet tuaja, transmeton Telegrafi.

Çfarë zbulojnë sinjalet e trupit


Mënyra se si teshtini mund të zbulojë se me cilin prind përngjani më shumë në aspektin gjenetik, pohojnë shkencëtarët. Tingulli specifik i teshtitjes, shumë shpesh bartet përmes shumë gjeneratave, zbulojnë shkencëtarët. Por, siç tregojnë hulumtimet, ndaj teshtitjes më të prirë janë njerëzit që kanë hundë më të vogël.

Për ata me hundë më të mëdha është dëshmuar që janë më rezistues ndaj alergjive, ftohjeve dhe gripit, çka përputhet me besimin antik që hunda më e madhe dhe më e shprehur simbolizon fuqinë dhe forcën.

Sytë, veshët, duart, këmbët dhe pjesët e tjera të trupit zbulojnë fakte mbresëlënëse për shëndetin dhe personalitetin, pohojnë ekspertët. Është zbuluar, për shembull, që femrat me nofull mashkullore kanë nivel më të madh të hormonit mashkullor testosteronit dhe prandaj janë më të prira për të mashtruar partnerin.

Por, përveç që rrezikojnë lidhjen për shkak të testosteroneve të tepërta, janë më të prira edhe më shumë për sëmundjet “mashkullore” si sulmi në zemër dhe tru. Niveli i hormonit mashkullor shihet edhe në bicepsë, prandaj femrat me duar më të forta njëkohësisht do të jenë edhe më agresive dhe më të prira ndaj lëndimeve.

Ngjyra e syve zbulon rrezikun nga humbja e shikimit

Njerëzit me sy të kaltër ose ngjyrë të çelët për shkak të mungesës së pigmenteve janë më të ndjeshëm ndaj dritës dhe më të prirë për të zhvilluar gjendje të lidhura me plakjen si degjenerimi makular dhe njollat e përhimëta.

Bebëzat tregojnë rrezikun nga pika

Nëse rreth iridës paraqitet unaza gri, kjo mund të sugjerojë në arcus senilis, respektivisht në kolesterinën dhe trigliceridet e ngritura, acidet yndyrore nga gjaku, të cilat lidhen me rrezikun më të lartë nga sëmundjet e zemrës dhe pika në tru. Por, në bebëza shihet edhe rreziku për shëndetin e trurit. Njerëzit me drita të syrit të ndryshme kanë rrezik më të lartë nga sulmi në tru, tumori në tru ose aneurizmi.

Rekreacioni ideal zgjidhet sipas ngjyrës së iridës

Njerëzit me sy ngjyrë kafeje janë më të mirë në ushtrimet eksplozive siç janë sprintet dhe në sportet që kërkojnë reflekse të shpejta si boksi. Personat me ngjyrë të çelët të syve janë më të qëndrueshëm, prandaj më shumë do t’iu shkonin alpinizmi, çiklizmi dhe ushtrimet e tjera aerobe te të cilat e përcaktojnë vetë ritmin.

Sipas veshëve parashikohet infarkti

Njerëzit me veshë të mëdhenj, sipas besimit tradicional kinez, janë vital, të pavarur dhe të guximshëm të bëjnë çfarëdo që synojnë në jetë. Rrudha diagonale nëpër llapën e veshit mund të jetë sinjal i hershëm i rrezikut të shtuar nga sëmundjet e zemrës.

Tullacëria zbulon mprehtësinë, por edhe sëmundjet kardiovaskulare

Ndoshta nuk kanë në kokë, por brenda saj fshihet shumëçka. Duke fituar mesatarisht prej katër deri pesë për qind më shumë pikë në testet e inteligjencës, meshkujt tullacë janë treguar më të zgjuar se ata me modelin “e lëmuar” të flokëve, ka treguar hulumtimi amerikan. Por meshkujt tullacë shpesh kanë edhe më shumë testosterone dhe me këtë edhe rrezikun më të lartë nga infarkti.

Këmbët e ftohta për shkak të tiroideve

Femrat më të vjetra se 40 vjet, me shputat shpesh të ftohta mund të kenë probleme me tiroidet joaktive, gjëndrën e cila rregullon metabolizmin dhe temperaturën. Harqet e larta të shputave sugjerojnë se kemi të bëjmë me njerëz të pavarur.

Masa e belit parashikon më mirë shëndetin sesa pesha

Barku i madh mund të jetë shenjë që dikush është më i prirë për reaksion më të fortë ndaj stresit. Hulumtimet sugjerojnë lidhjen e fortë në mes nivelit të lartë hormonit të stresit kortizolit dhe indit yndyror në bark. Por, përveç karakterit më të rëndë beli i gjerë (82 cm për femrat, 92 për meshkujt) parashikon edhe rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe jetëgjatësinë më mirë se BMI (Body Mass Index – indeksi i masës trupore).

BMI llogaritet ashtu që pesha në kg pjesëtohet me katrorin e gjatësisë trupore në metra. BMI optimal është në mes 18,5 dhe 24,9.

Yndyrat në vithe, dhe jo në stomak mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut

Vithet e mëdha e të rrumbullakuara paraqesin rrezik më të vogël nga sëmundjet e zemrës, ndërsa sipas besimit indian, kjo lidhet me shikimin optimist në jetë, transmeton Telegrafi. Nga ana tjetër, ata me prapanicë më modeste shpesh kanë vlerën e ulët të kolesterinës së keqe (LDL), ndërsa shumë më shumë kolesterinë të mirë (HDL) dhe janë më të prirë ndaj diabetit, tregojnë hulumtimet.

Femrat me ije më të mëdha dhe më të gjera harrojnë më shumë se ato me ndërtim më të imët trupor, kanë vërtetuar shkencëtarët amerikanë. Kolegët e tyre britanikë nga Universiteti Southampton kanë vërtetuar që përqindja e zhvillimit të kancerit të gjirit është më shumë se trefish më i madh tek femrat, nënat e të cilave kanë pasur ije të gjera. Por, vithet e mëdha tregojnë edhe për pjellshmëri më të lartë dhe shanse më të mëdha për lindje natyrale.

Kofshët e forta nënkuptojnë jetë të gjatë dhe atë pa osteoporozë ose thyerje

Edhe pse poseduesit e tyre shpesh i fshehin, kofshët e forta dhe të ngjeshura janë të lidhura me rrezikun më të ulët nga vdekja e parakohshme dhe sëmundjet e zemrës, ka treguar studimi më i ri danez. Po ashtu, trashësia në vithe dhe ije është më pak e dëmshme se trashësia në bel dhe atë për arsyen e njëjtë sepse celuliti është shumë vështirë të hiqet.

Yndyrat nga këmbët më ngadalë dhe në mënyrë më të barabartë lëshohen në gjak, prandaj rreziku nga sëmundjet kardiovaskulare është më i vogël. Përveç kësaj, eshtrat në këmbët më të shkurtra në parim janë më të forta dhe më rezistente ndaj thyerjeve, por edhe në osteoporozë dhe sëmundjet e tjera të eshtrave të lidhura me plakjen, ka treguar hulumtimi i ri amerikan.

Nëse edhe më parë keni pasur dyshime apo mbase keni pasur dhembje të padefinuar dhe vështirësi të ngjashme, patjetër shkoni për të bërë një kontroll te mjeku. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori