Çfarë flet për ju libri që e lexoni?

Literatura klasike Përshtypja e parë: Shumica e femrave të cilat preferojnë këtë literaturë, në pikëpamje intelektuale dhe emotive janë ‘të forta’ dhe të pavarura, gjë që bie në kundërshtim me mendimet e meshkujve lidhur me to. Megjithatë, meshkujt mendojnë se këto gra është vështirë t'i kënaqësh, para së gjithash në nivelin intelektua.
Cilët meshkuj i tërheq femra e këtillë: Ata që dëshirojnë lidhje serioze, nga të cilat mund të mësojnë shumë, transmeton Telegrafi.
Romane-krimi Përshtypja e parë: Meshkujt besojnë se femrat që lexojnë romane-krimi, janë tipa më shumë mendimtare sesa emotive, si dhe se në jetë anojnë më tepër nga reaksionet e menduara mirë. Kur është fjala për seksin, meshkujt besojnë se këto gra janë krenare dhe mjaft të vendosura, për t'u lëshuar në eksperimentime.
Cilët meshkuj i tërheq femra e këtillë: Numri më i madh i meshkujve thonë se më shumë i tërheqin femrat të cilat lexojnë romane-krimi sesa ato që lexojnë literaturë erotike. Mirëpo, në cilën kategori bien këta meshkuj? Po, në atë intelektuale, dhe mbi të gjitha kanë vetëbesim.
Romanet aventuriere Përshtypja e parë: Po qe se mashkulli ju zë duke lexuar, për shembull, librin për Hari Poterin, sigurisht se do të mendojë që jeni e papjekur, sidomos nëse është fjala për jetën emotive. Porse, gjithashtu, mund të ketë përshtypjen se jeni skofiare dhe e gatshme që t'i ofroni shumë.
Cilët meshkuj i tërheq femra e këtillë: Ëndërrimtarët e mëdhenj, por njëherësh edhe meshkujt që kanë dëshirë të dominojnë dhe të jenë mbrojtës të lidhjes së tyre.
Cilët meshkuj i tërheq femra e këtillë: Ata të cilët gjurmojnë pas gruas së bukur, e jo për lidhje kualitative.
Literatura “e lehtë” Përshtypja e parë: Ai do të mendojë se është fjala për person sipërfaqësor, që nuk e merr jetën me seriozitetin e duhur. Edhe pse i pëlqen gatishmëria e saj për aventurë, do të mendojë se po e frikon lidhja serioze. Variant më i mire është që të mendojë se dama është e lodhur, sepse puna e saj kërkon angazhim të pandërprerë intelektual.
Cilët meshkuj i tërheq femra e këtillë: Ata të cilët kanë vetëbesim dhe janë sharmantë, por që nuk janë të gatshëm për lidhje serioze.
“Bukuria dhe shëndeti” Përshtypja e parë: Do të mendojë se fjala është për femrën praktike dhe bashkëkohore, së cilës i pëlqen të jetë e informuar, në mënyrë që informacionet e tilla t'i shfrytëzojë për jetë më të bukur, më të shëndetshme dhe më cilësore.
Cilët meshkuj i tërheq femra e këtillë: Femrat e këtilla i tërheqin meshkujt të cilët janë të vetëdijshëm se vetëm femra e vërtetë mund t'ua bëjë jetën të plotë dhe të cilët janë të gatshëm që një lidhje të këtillë ta realizojnë. /Telegrafi/





















































