Çfarë është Metapneumovirusi njerëzor dhe si të mbroheni?

Jo vetëm që metapneumovirusi njerëzor nuk është mistik dhe i ri, por tashmë i pritur dhe i zakonshëm meqë qarkullimi i patogjenëve të frymëmarrjes po arrin kulmin
Prof. med. PhD. Hamdi Ramadani,
Infektolog
Tel: 044137050
Gripi, coronavirusi, virusi sincicial i frymëmarrjes dhe më pas viruse të tjera, duke përfshirë rinovirusin, virusin e parainfluencës dhe hMPV-në e njeriut, janë arsyet e sëmundjes ose shtrimit në spital çdo sezon dimëror.
Bëhet fjalë për një metapneumovirus që ekziston prej më shumë se 20 vjetësh. Ai u identifikua në vitin 2001 midis një sërë virusesh të frymëmarrjes.
Më së shpeshti sulmon organet e frymëmarrjes te fëmijët. Pra, fëmijët e moshës 0 deri në katër vjeç janë më të rrezikuarit, të ndjekur nga ata të moshës shtatë deri në 14 vjeç dhe të moshuarit.
Si të njohim simptomat?
Simptomat e infeksionit hMPV zakonisht shfaqen disa ditë pas ekspozimit ndaj virusit.
Këto janë simptoma të lehta ose të moderuara të frymëmarrjes, të cilat janë simptoma klasike të infeksioneve respiratore, si ethe, kollë, pastaj rrjedhje hundësh dhe të gjitha ato simptoma që të kujtojnë një ftohje, ose japin shenja dhe simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes.
Në rastet më të rënda, mund të shfaqen gulçim dhe fërshëllimë në gjoks, si dhe humbje e shijes dhe nuhatjes dhe një ndjenjë presioni në veshë dhe fytyrë.
Kalojnë brenda një jave, mund të shfaqen komplikime, por janë të njëjta si me të gjitha viruset e tjera të frymëmarrjes, si adenoviruset dhe rinoviruset.
Megjithatë, fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit me sistem imunitar të dobësuar mund të zhvillojnë forma më serioze të sëmundjes, si bronkiti ose pneumonia.
Si përhapet virusi?
hMPV transmetohet përmes pikave, më shpesh përmes teshtitjes, kollitjes ose kontaktit të afërt me një person të infektuar.
Virusi mund të mbijetojë në sipërfaqe për disa orë, që do të thotë se mund të transmetohet lehtësisht edhe duke prekur objekte të kontaminuara, si dorezat e dyerve, tavolinat ose telefonat celularë.
Kjo është arsyeja pse ekspertët theksojnë rëndësinë e larjes së rregullt të duarve dhe shmangies së prekjes së fytyrës.
A ka ndonjë ilaç specifik?
Aktualisht, nuk ka as një terapi specifike antivirale për trajtim dhe asnjë vaksinë për të parandaluar infeksionin hMPV dhe infeksioni trajtohet në mënyrë simptomatike.
Trajtimi kufizohet kryesisht në lehtësimin e simptomave, të tilla si ulja e temperaturës, pirja e shumë lëngjeve dhe pushimi.
Nëse zhvillohen komplikime, trajtimi mund të kryhet në njësitë e kujdesit intensiv me ventilim mekanik në rastet më të rënda.
Si të mbroheni?
Zbatimi i masave themelore mbrojtëse mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun nga infeksioni.
Ashtu si me të gjitha viruset e frymëmarrjes, ju mund të ndihmoni në reduktimin e përhapjes së infeksioneve duke larë duart rregullisht, dezinfektoni sipërfaqet dhe kollituni e teshtini në facoleta, duke i hedhur pastaj ato.
Nëse keni simptoma të tilla si temperaturë e lartë, kollë dhe ndjenjë lodhjeje dhe dhimbjeje, përpiquni të kufizoni kontaktin me të tjerët, veçanërisht me ata në grupet e cenueshme.
Ka shumë viruse që qarkullojnë tani, duke përfshirë edhe virusin e gripit – nëse keni simptoma të një sëmundjeje të frymëmarrjes dhe duhet të dilni jashtë, këshilla jonë është të mbani një maskë.
A ka ndonjë arsye për t’u shqetësuar?
hMPV nuk është si coronavirusi, sepse ka qenë rreth e rrotull për dekada, që do të thotë se popullsia e botës ka zhvilluar një nivel të caktuar imuniteti nga infeksionet e mëparshme.
Ndryshe nga coronavirusi, i cili ishte një sëmundje krejtësisht e re për sistemin imunitar të njeriut, hMPV nuk është në gjendje të shkaktojë një pandemi të përmasave të ngjashme.
Në këtë moment nuk kemi absolutisht asnjë arsye për t’u shqetësuar, po monitorojmë lëvizjen e virusit të gripit, por jemi këtu për të monitoruar situatën epidemiologjike dhe sigurisht të mbështetemi gjithmonë në burimet zyrtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës