LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është gazi LNG të cilin po e kërkon me ngulm BE-ja?

Çfarë është gazi LNG të cilin po e kërkon me ngulm BE-ja?

Bashkimi Evropian po kërkon me ngulm gazin natyror të lëngshëm (LNG) në mënyrë që t’i zëvendësojnë miliona tonelata gaz të cilin e blejnë nga furnizuesi kryesor, Rusia, shtet i cili filloi një agresion të pa provokuar ndaj Ukrainës.

Si pjesë e një plani ambicioz që ta fuqizojnë pavarësinë energjetike të bllokut nga Rusia, dhe që ta privojnë Kremlinin nga shitjet fitimprurëse të naftës, BE-ja ka bërë importe rekorde të LNG muajt e fundit.

Një marrëveshje e fundit me SHBA-në do t’i jap mundësinë bllokut që të furnizohen me 15 miliardë metër kub të këtij gazi deri në fund të vitit, me qëllimin kryesor që të arrijnë furnizim deri në 50 miliardë metër kub deri në vitin 2030, transmeton Telegrafi.


Por çka e bënë LNG-në aq të kërkuar nga BE-ja?

LNG është një lloj gazi i cili ftoftë në temperaturë deri në -162 gradë celsius në mënyrë që të arrijë gjendjen e lëngshme, pikë në të cilën arrin të zvogëlohet për 600 herë më pak. Kjo e bënë transportimin LNG-së më të lehtë tek vendet imporutese, në këtë rast për BE-në, e cila e importon rreth 90 për qind të gazit për nevojat e saj.

Rezervuarët vendosen në anije dhe shkarkohen në portet e pajisura me terminale speciale, ku gazi nxehet përsëri, dhe nga gjendja e lëngshme kthehet në gjendjen e mëparshme të gazit.

Çka po vlerësohet edhe më kryesore nga BE-ja është se GNL, prodhohet nga disa vende të ndryshme nga ku mund të furnizohet blloku, duke përfshirë SHBA-në, Katarin, Egjiptin, Izraelin, Nigerinë dhe Australinë, duke i mundësuar bllokut që të zgjerojë furnizimin, duke shmangur varësinë ndaj vetëm një vendi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi
Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Ekonomi
Kalo në kategori