Çfarë është fenomeni ‘tru kokoshkë’? ‘Shenja’ që tregon se vuani nga kjo sindromë?
Ç’duhet të dish për fenomenin që shkaktohet nga teknologjia
Kujtoni kohën para se telefonat inteligjentë, tabletët dhe kompjuterët të ishin pjesë e jetës sonë të përditshme. Me shumë mundësi që keni bërë më shumë biseda, keni qëndruar më gjatë jashtë me familjarët e miqtë dhe kësisoj u keni kushtuar më shumë vëmendje gjërave të vogla se sa të kaloni kohën në Instagram apo të kontrollini emailin tuaj.
Sipas një studimi të publikuar në “Vision Direct” para dy vitesh, amerikanët do të kalojnë mesatarisht 44 vjet të jetës së tyre duke i ngulur sytë në pajisjet elektronike.
Si rezultat i kësaj kohe para ekranit, të kaluar mes punës dhe jetës personale, nuk është çudi që vëmendja të bjerë dhe interesi për aktivitete të vërteta dhe jo elektronike të mos jetë edhe aq interesant. Ky fenomen njihet si “tru kokoshkë”, një fenomen që njerëzit me gjasë do e përjetojnë çdo ditë e më shumë.
Çfarë është fenomeni ‘tru kokoshkë’?
Termi lidhet me studiuesin e teknologjisë dhe cilësisë së jetës, David Levy, i cili fillimisht e shpiku termin në fillim të viteve 2010 në “University of Washington Information School”.
Ekspertët mendojnë se kjo gjendje lidhet me zvogëlimin e vëmendjes dhe interesit të dikujt në jetën e përditshme kur truri i tyre mësohet me produkte të shpejta nga interneti dhe rrjetet sociale.
Metafora ‘tru kokoshkë’ i referohet përvojës së përpunimit të shpejtë të komandave elektronike me një ritëm të ngjashëm me ndjekjen e misrave që bëhen kokoshka.
Çfarë e shkakton këtë gjendje?
Neuropsikiatri Thoma Laudate thotë se teoria e “trurit të kokoshkave” lidhet me faktin se truri ynë mund të mësohet me ritmin e shpejtë dhe ndjesitë pozitive që shkaktohen nga “lundrimi” virtual në pajisjet elektronike, gjë që e bën të vështirë përqendrimin në gjërat e vërteta dhe reale.
“Shenja” që tregon se vuani nga kjo sindromë?
Laudate thotë se nuk ka një listë të shenjave ose simptomave rreth konceptit të “trurit kokoshkë”. Por, një nga të vetmet dhe kryesoret është fakti që ju humbisni interesin për aktivitete në jetën reale, që mund të jetë një ecje, leximi i një libri, takimi me miqtë, argëtimi në vende të ndryshme, pra gjithçka e vërtetë humbet shkëlqimin dhe ju keni interes vetëm për aktivitetin elektronik, citon Parade.
Faktorë të tjerë që ndikojnë në këtë gjendje mund të jenë njëherësh edhe ankthi dhe depresioni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?