Shefi i kartelit meksikan Joaquin “El Chapo” Guzman u gjet fajtor të martën për të gjitha akuzat e një aktakuze që përfshinte trafikimin e drogës, komplotin dhe akuzat për përdorimin e armëve të zjarrit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vëllezërit binjakë Margarito dhe Pedro Flores ishin dy nga shokët më të afërt të El Chapo-s dhe janë më meritorët për arrestimin e një prej narko-terroristëve më famëkeq në botë.
Në vitin 2015, vëllezërit u dënuan me 14 vjet burg.
Ndërkohë, bashkëautorja e librit “Gratë e Kartelëve” tregon se si burri i saj e përshkroi El Chapo-n.
“Kur ata do të ngjiteshin në male dhe do të ktheheshin, ata do të na tregonin, se si ai kujdesej për vete. Ai nuk merrte vetë drogë. Ai nuk pinte. Ai donte ta mbante mendjen dhe trupin e tij të shëndetshëm. Ai merrte vitamina”, ka thënë ajo.
Sipas saj, ai gjithashtu ishte një njeri shumë i dhunshëm, kështu që të gjithë trembeshin nga ai.
“Ai nuk kishte nevojë të bërtiste. Ai thjesht do të studionte njerëzit dhe sikur i shikonte drejt në sy. Ai studionte gjithçka, çdo fjalë që ata thoshin – sepse në këtë biznes, askush nuk i beson askujt”, citohet të ketë thënë ajo.
Ndryshe, udhëheqësi i drogës meksikane Joaquín “El Chapo” Guzmán është shpallur fajtor për të gjitha 10 akuzat në gjyqin e tij të trafikut të drogës në një gjykatë federale në Nju Jork.
Sipas mediave, Guzmán, 61 vjeç, u shpallë fajtor për akuza të shumta duke përfshirë shpërndarjen e kokainës dhe heroinës, posedimin e paligjshëm të armëve të zjarrit dhe pastrimin e parave.
Ai ende nuk është dënuar, por vendimi mund të nënkuptojë burgim të përjetshëm.
Guzmán u arrestua në janar të vitit 2016 pasi u arratis nga një burg meksikan përmes një tuneli, pesë muaj më parë.
Ai u ekstradua në SHBA në vitin 2017.
Meksikani u akuzua se ishte mbrapa kartelit të drogës gjithëpërfshirëse Sinaloa, që prokurorët thonë se ishte furnizuesi më i madh i drogës në SHBA. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi