Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex W. Tillerson gjatë ditës së djeshme ka uruar Kosovën për nëntë vjetorin e Pavarësisë, derisa një ditë më herët, më 13 shkurt ka uruar Serbinë për Ditën e Shtetësisë.
Të dyja urimet nisin me frymën e njëjtë, ku Tillerson në emër të presidentit amerikan, Donald Trump si edhe qytetarëve amerikanë uron popullin kosovar, ashtu si edhe atë serb për festat përkatëse të të dyja vendeve.
E duket se edhe zgjedhja e datave nuk ishte krejt e njëjtë, në kuptimin se urimi për Kosovën që ditën e Pavarësisë feston më 17 shkurt erdhi tri ditë më herët, më saktësisht më 14 shkurt derisa për Serbinë që Ditën e Shtetësisë e ka më 15 shkurt, urimi erdhi vetëm dy ditë më herët.
Në paragrafin e dytë, Tillerson tek letra për Kosovën vlerëson lart miqësinë mes të dyja vendeve, ashtu si edhe aspiratat për paqe, stabilitet dhe prosperitet, transmeton Klan Kosova.
Edhe me Serbinë, Tillerson ka pothuajse të njëjtat vlerësime, shpreh vlerësim për bashkëpunimin dhe miqësinë e deritanishme ashtu si edhe dëshirën për bashkëpunim në të ardhmen.
Ajo çfarë e bën dallimin mes të dyja letrave është se Sekretari Amerikan i Shtetit përmes letrës së tij vlerëson progresin e Kosovës në zhvillimin e demokracisë dhe institucionet me përfshirje multietnike.
Por nuk e lë pa vënë në pah disa nga arritjet më të mëdha të Kosovës gjatë vitit që po e lëmë pas.
“SHBA vlerëson marrëdhëniet e forta me Kosovën bazuar në aspiratat e përbashkëta për stabilitet, paqe dhe prosperitet për të gjithë qytetarët tanë. Ne e përshëndesim progresin që populli i Kosovës e ka arritur në zhvillimin e institucioneve demokratike e shumë etnike përgjatë nëntë viteve të tyre të pavarësisë. Në vitin 2016, SHBA ishte e lumtur që pa se Kosova fitoi Medaljen e parë Olimpike dhe Kombëtarja e Kosovës zhvilloi ndeshjen e parë në FIFA”, thuhet në këtë adresim për kosovarët.
Derisa për Kosovën përmendet Medalja e Parë Olimpike dhe pranimi në FIFA, adresimi për Serbinë duke pasur në fokus arritjet gjatë vitit 2016 është disa paragrafe më i shkurtër, e kryesisht flet për ekonominë, transmeton Klan Kosova.
“Përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për të promovuar reformat ekonomike, për të forcuar sundimin e ligji, për të përmirësuar marrëdhëniet me fqinjët janë tregues për dedikim ndaj stabiliteti dhe rritjes ekonomike në rajon”.
Ajo çka po ashtu e bën dallimin është edhe se Tillerson shpreh pritjet që Amerika ka kundrejt Kosovës, në kuptimin e sukseseve të reja për vendin që tashmë mbush nëntë vjet shtetësi.
“Po presim suksese të tjera të vazhdueshme të Kosovës teksa po forcon ligjet, po lufton dhunën ekstreme, dhe po ndërton marrëdhënie pozitive me fqinjët dhe gjithë botën”.
Ndërsa ashtu si fillimi i këtyre letrave që është pothuajse i frymës së njëjtë, edhe fundi është po ashtu.
SHBA shprehë përkushtim për të ndihmuar Kosovën që të ketë sukses, derisa Serbisë i shprehë po ashtu përkushtim për të thelluar miqësinë.
Ajo që bie më së shumti në sy, në këto dy letra drejtuar dy vendeve fqinje, Serbisë dhe Kosovës, është se përmenden përpjekjet për raporte të mira fqinjësore ashtu si edhe normalizim të marrëdhënieve mes vendeve në Ballkan por integrimi në BE nuk përmendet fare, në asnjërën nga letrat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Policia e Kosovës prezanton planin operativ për sigurinë në zgjedhjet e 9 shkurtit
Deanoski: Javën e ardhshme do të protestojnë punëtorët nga gjashtë ministri dhe nga Enti Shtetëror i Statistikave
Finance Think: Masat për kufizimin e çmimeve të ushqimeve në RMV duhet të përdoren vetëm në rastet e inflacionit veçanërisht të lartë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025