Çfarë duhet të hash pas lënies së duhanit; ushqimet që pastrojnë organizmin

Të lësh duhanin nuk është e thjeshtë, por më e vështirë është t’ia dalësh të mos e rifillosh përsëri. Dhe të përballosh me qetësi problemet që lindin nga ndërprerja e ritualit të duhanit
Probleme të ndryshme. Sidomos pesha: burrat shtojnë mesatarisht, gati 4 kilogramë, ndërsa gratë të paktën 3.
Për të mos folur për gjendjen e humorit: irritoheni shpejt, ndiheni të stresuar dhe në ankth, madje mund të keni dhe probleme me ekuilibrin.
Ushqimet e duhura nëse keni lënë duhanin
Lufta kundër varësisë nga duhani është e ashpër dhe nëse po përballeni me një betejë të tillë, ja disa këshilla që lidhen me ushqyerjen dhe produktet e duhura kur ndalon së piri duhan.
Frutat dhe perimet. Duhet t’i konsumoni në çdo orë të ditës. Organizmi i ish-duhanpirësve ka nevoja të veçanta për vitaminë C, por frutat dhe perimet shërbejnë edhe për ekuilibrimin e dietës kundër efekteve të shtimit në peshë që sjell si pasojë lënia e duhanit. Në veçanti ju sugjerojmë portokajtë dhe limonët, kivi-t, domatet, brokolin, lulelakrën dhe specat.
Karota, kastravecë dhe finok. Shërbejnë për të pastruar onanizmin. Duhanpirësi është ‘i helmuar’ dhe këto ushqime e ndihmojnë për të krijuar një lloj diete detoksifikuese. Në të njëjtën kohë largojnë varësinë nga nikotina.
Boronica dhe shegë. Mund t’i merrni edhe në formë lëngjesh, për të përmirësuar qarkullimin e gjakut. Duhani ka efekte jo pozitive përsa i përket mpiksjes së gjakut nëpër arterie dhe këto lloj frutash ndihmojnë për të përmirësuar qarkullimin dhe oksigjenimin e gjakut.
Sallata dhe vakte të ndërmjetme të shëndetshme. Mund t’ju duket e çuditshme, por sallatat dhe lëngjet natyrale të perimeve dhe frutave ndihmojnë ish-duhanpirësin të fitojë kundra fenomeneve si ankthi dhe irritimi të cilat shoqërojnë braktisjen e duhanit. /Telegrafi/
Çajrat. Preferoni çajin e mëllagës, verbenës, koprës dhe hithrës. Ato kryejnë funksione detoksifikuese dhe në të njëjtën kohë përmirësojnë gjendjen tuaj shpirtërore. Së fundi, përpiquni të zëvendësoni kafenë me çaj. Kafeinë tek duhanpirësit, do të thotë të ndezësh dhe një cigare. /Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

Çfarë do të ndodhte nëse në vend të kafes do të pinit çaj?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë