Çfarë duhet të hani dhe të shmangni nëse jeni duke u përpjekur të shtoni peshë

Kur bëhet fjalë për humbjen e peshës, ka kaq shumë informacion dhe kaq shumë plane diete për të ndihmuar, por çka nëse keni nevojë për të shtuar peshë?
Nutricionistja Jenna Hope ka zbuluar më shumë.
Çfarë në të vërtetë do të thotë të jesh nën peshë?
Aktualisht të qenit nën peshë klasifikohet duke pasur një indeks të masës trupore më pak se 18.5. Ka pyetje rreth përdorimit të indeksit të masës trupore si një shënues i peshës. Sidoqoftë, kjo metodë përdoret aktualisht nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Kontrolloni indeksin tuaj këtu.
Cilat janë pasojat shëndetësore të të qenit nën peshë?
Të qenit nën peshë mund të kontribuojë në një sërë probleme shëndetësore si mungesa e lëndëve ushqyese dhe pamundësia për të mbështetur funksionin normal fiziologjik, funksionin e zvogëluar të imunitetit, gjumin e dëmtuar, rrezikun e dobësisë së muskujve dhe kockave për një periudhë të gjatë kohore.
Është e rëndësishme të theksohet se humbja e peshës dhe të qenit nën peshë mund të ndodhin për një numër arsyesh përfshirë stresin, ngrënien e çrregullt dhe më shumë. Kushdo që shqetësohet për humbjen e peshës së tij ose statusin e tij aktual të peshës duhet të kërkojë këshilla të personalizuara nga mjeku i tij.
Si të fitoni peshë në mënyrën shëndetësore?
Është e zakonshme të mendosh se shtimi i peshës kërkon që ju të hani shumë ushqime të pashëndetshme. Sidoqoftë, ky nuk është rasti dhe shtimi i peshës duhet të kryhet ngadalë për një periudhë të gjatë kohore përmes konsumimit të ushqimeve të dendura me lëndë ushqyese. Meqenëse nën pesha mund të shoqërohet me mungesa të lëndëve ushqyese, ngrënia e shumë ushqimeve të përpunuara, me sheqer të lartë mund të rrisë peshën, por nuk do të ndryshojë mungesat e lëndëve ushqyese, të cilat mund të shkaktojnë kequshqyerje.
Si rezultat, rekomandohet të konsumoni ushqime të pasura me yndyra të shëndetshme, proteina dhe karbohidrate komplekse. Arrat, farat, mishi, peshku me vaj, tërshëra, perimet dhe vaji i ullirit janë disa ushqime për t’u provuar.
Cilat janë ushqimet më të mira për të fituar peshë?
Ushqimet e pasura me energji dhe mikroelemente janë optimale për të mbështetur shtimin e peshës. Ushqime të tilla përfshijnë avokado, ullinj, vaj ulliri, bajame, gjalpë kikiriku, salmon dhe qumështore me yndyrë të plotë.
Çfarë duhet të shmang kur përpiqem të shtoj peshë?
Kur është e mundur, shmangni produktet me pak yndyrë ose dietike pasi që këto shpesh përmbajnë sheqer ose ëmbëlsues artificial. Kini kujdes që të qëndroni të hidratuar dhe siguroheni që hani rregullisht për të ruajtur ekuilibrin e sheqerit në gjak. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet