Ka një lajm të mirë dhe një lajm të keq.
Një ditë e re, një dozë tjetër ditore estrogjeni dhe progestini. Kombinimi klasik i kontraceptivëve Ortho Tri-Cyclen ka qenë shoku yt i pandarë për një kohë shumë të gjatë dhe gjatë kësaj kohe e ke shijuar lirinë dhe qetësinë që të ka dhënë. Megjithatë kur kanë kaluar shumë vjet, ti pyet mos është mirë t’i lësh.
Dhe pse nuk po mendon të bëhesh nënë, nuk ndihesh rehat kur mendon që ke marrë hormone për një kohë kaq të gjatë. Ke menduar t’i ndërpresësh, por ideja mos të ndryshon trupi, mos do kesh perioda të tmerrshme, shpërthim hormonesh etj., të ka detyruar ta shtysh gjithmonë për më vonë, por tani është vonë.
Nëse je në fazën e vendimit, por ende ke frikë zgjedhjen nuk mund ta bësh e vetme, prandaj është mirë të dëgjosh gjinekologun çfarë mund të ndodhë me trupin.
Le të fillojmë me lajmin e keq. “Mund të rritet rreziku i kancerit të qafës së mitrës”, thonë mjekët duke pohuar edhe që komuniteti i tyre ende nuk e ka zbuluar pse mund të ndodhë kjo. Më pak e mistershme është rritja e shifrës së kancerit të gjirit. “Ka shumë mundësi që ndodh nga ekspozimi më i lartë me estrogjen”.
Doza e estrogjenit në pilulën Ortho Tri-Cyclen është pak më e lartë sesa pilulat e tjera, jo ndonjë diferencë e madhe, por shpesh femrat kërkojnë një opsion me nivel më të ulët sepse më pak estrogjen në trup, më mirë për ne. Ndërprerja e pilulës nuk do ta rregullojë menjëherë problemin, megjithatë. “Niveli i rrezikshëm kërkon kohë për t’u arritur”, thonë mjekët ashtu si do duhen pesë deri në dhjetë vjet për t’u kthyer në nivelin normal. Uf!
Megjithatë mjekët thonë që pilula mund të të ketë bërë edhe mirë që në kohën kur e ke nisur. “Ajo të mbron nga kistet e vezoreve dhe rritjet e indeve jashtë mitrës. Sa më shumë t’i vazhdosh aq më gjatë të mbron nga kanceri i mitrës dhe vezoreve”. Disa mjekë mendojnë që avantazhet tejkalojnë rreziqet.
Duke qenë që pilulat parandalojnë ovulimin, makineria jote e vogël e vezëve është e fjetur: mungesa e aktivitetit do të thotë që po shmang hormonet dhe proceset që të vënë në rrezik. “Ti ke pak gjakderdhje, por nuk ka stimulim të madh hormonal kështu që ka më pak shanse për kancer të mitrës”, thonë mjekët.
Periodat gjatë kësaj kohe kur përdor pilul, janë diçka e lehtë, zgjasin vetëm nja dy ditë, pothuajse pa dhembje dhe pa fluks. Duhet të jesh gati për një zgjim të dhunshëm nga kjo periudhë qetësie, paralajmërojnë gjinekologët.
“Trupi do të ovulojë si dikur. Periodat mund të jenë më të shumta dhe më të dhimbshme. Mund të ndjesh një ndryshim dramatik gjatë atyre ditëve, sepse me pilulën, çdo gjë ishte e kamufluar”. Do të duhen tre deri në gjashtë muaj që cikli të kthehet në rregullsinë e tij natyrale.
Edhe gjendja mendore do të tronditet gjithashtu. Ti mund të jesh me humor të lëkundur dhe je e shqetësuar për çfarë mund të ndodhë pasi hormonet të lihen të lirë, por sipas mjekëve ky është një rrezik për t’u marrë. “Do ndihesh me siguri ndryshe”, paralajmërojnë ata. Se si do ndihesh ndryshe është për t’u mësuar. Disa femra thonë që ndihen vetvetja me pilulën, të tjera pikërisht të kundërtën.
Për fat, për diçka nuk duhet të shqetësohesh: ndryshimet në peshë. Ka shumë pak të dhëna për shtimin në peshë të grave kur ato fillojnë ose ndërpresin pilulën”, sipas mjekëve. “Është shumë individuale. Shumica e grave nuk kanë ndonjë ndryshim kur e ndërpresin.”
Për të gjitha përgjigjet, gjinekologët thonë që ka ende disa paqartësi, si për shembull nëse do e përballosh si duhet vrullin hormonal.
Pasi i thamë të gjitha këto, shpresojmë të ndiheni më mirë me idenë për ta ndërprerë pilulën sepse po nuk e provuat nuk do e dini kurrë, shkruan revista class. Frikërat tregojnë sa pak e njeh veten. Vjen një moshë kur duhet të kesh një ide të qartë sesi funksionon trupi. E armatosur me disa njohuri mund ta kesh më të lehtë t’i thuash lamtumirë pilulës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi