LAJMI I FUNDIT:

Çështja është: Si do ta tradhtojmë De Biazin?!

Çështja është: Si do ta tradhtojmë De Biazin?!

Le t’i dorëzohemi pak imagjinatës, për të bërë një pyetje provokuese: Çfarë do të ndodhë nëse Kombëtarja nuk e mund dot Lihtenshtejnin në ndeshjen e ardhshme?

Këtë pyetje, në këto momente, më mirë se kushdo, e deshifron trajneri De Biazi. Ajo që ndodhi me Maqedoninë, fill pas triumfit në blicin 15-minutësh, ka qenë një kambanë paralajmëruese. Presidenti Duka ka flakur maskën evropiane të dashurisë për De Biazin, dhe në një intervistë tipike, ku topin e mban ai dhe nuk e pason, ka zbuluar rezerva për njeriun e stolit.

Shumë kureshtarë kuqezi, habinë e formuluan me fjalët: Çfarë ka ndodhur pas Evropianit? Tekefundit, Xhani e fitoi ndeshjen me maqedonasit, edhe pse, siç thuhet me humor, me “brekë nëpër këmbë”. Por, frazat e shefit të futbollit, ndërsa në mjedisin kuqezi akoma dëgjoheshin puthjet për trepikëshin e parë, sepse të kujtonin ndeshjet eliminatore, atëherë, kur shefat zaptonin më shumë meritë, sesa vetë trajneri.


Dhe, futbolli ynë nuk ka frikë ta zbulojë një ves: Është më i pasur në prapaskenë, sesa në skenë. Këtë herë ndodhi diçka inkurajuese: presidenti e pasoi topin te vartësi i tij, sekretari Shulku. Nëse “lala Gjoni” (siç quhet në intervistën imagjinare presidenti) nuk duron dot mosmirënjohjen dhe krekosjen e trajnerit nëpër studiot e RAI-t, sekretari ia përveshi tek stili i lojës.

Kur luanim në Evropian, topat e gjatë kishin aromë floriri, kurse tani paskan aromë… pazotësie. Një gjë është e qartë: De Biazi, edhe pse kundër vullnetit të shefave, ka prekur qiellin e shtatë në ditët e Evropianit. Ka tifozët e tij, ka fanatikë, të cilët besojnë se ishte njeriu ideal për të na dhënë një përjetim ndryshe.

Atë nuk mund ta tradhtosh aq kollaj sa të ndjerin Kuzhe, apo babaxhanin Oto Bariq, trajnerit që ia bëmë “bustin” me 6 gola për të njollosur një karrierë të gjatë. Kur Xhani luan në mbrojtje, këtë nuk e ka kurajën ta thotë publikisht, ndofta nuk mbrohet vetëm nga kundërshtari, por edhe nga të tijtë.

Nga ata që pranuan me zë të lartë se i dhanë famë njeriut të stolit, kur e çuan midis më të mirëve, por, me silenciator, kanë pranuar se Xhani i ka shpërfillur të gjithë në 3 ndeshjet më historike. Fjalët e Alban Bushit vlejnë sa një gol… nga ato që di t’i bëjë vetëm ai: “Kur nuk e duam ne, Zoti e ndihmon edhe më shumë. Në Francë, lojën e bëri vetë”.

Në trend

Më shumë
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Amerika
Zelensky u përballë edhe me pyetje të pazakonta -

Zelensky u përballë edhe me pyetje të pazakonta - "pse nuk ke kostume normale?"

Interesante
“Ai qau nga Jozi dhe e futi atë brenda, është ngritur një Kosovë e një Shqipëri

“Ai qau nga Jozi dhe e futi atë brenda, është ngritur një Kosovë e një Shqipëri", Rozana dhe G Bani kritikojnë lojën e Gjestit

Magazina
Inteligjenca amerikane: Rusia dhe Kina po përpiqen t’i rekrutojnë punëtorët që po i largon administrata Trump

Inteligjenca amerikane: Rusia dhe Kina po përpiqen t’i rekrutojnë punëtorët që po i largon administrata Trump

Amerika
Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Evropa
Kalo në kategori