LAJMI I FUNDIT:

​Çështja e ushqimit për FSK-në, Osmani nuk jep detaje: Jemi takuar me Jasharin dhe Maqedoncin

​Çështja e ushqimit për FSK-në, Osmani nuk jep detaje: Jemi takuar me Jasharin dhe Maqedoncin

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani ka konfirmuar se ka pasur takim me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci për çështjen e ushqimit.

Megjithatë, e para e shtetit nuk ka dhënë detaje të këtij takimi, veçse tha se janë në kontakt të vazhdueshëm.

Kjo ishte deklarata e saj dhënë pas konferencës ndërkombëtare të organizuar nga Qendra Kosovare e Rehabilitimit të të Mbijetuarve të Torturës, ku u diskutua për dhunën seksuale.


“Po, jemi takuar, kemi biseduar dhe vazhdimisht jemi në kontakt”, deklaroi Osmani, transmeton kp.

E pyetur lidhur me çështjen e furnizimit me ushqim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ajo tha se është deklaruar për një gjë të tillë.

“Jemi deklaruar dhe çfarëdo që ka tjetër shtesë, ju kisha lutur që të dërgoni pyetjet me shkrim edhe ju dërgojmë përgjigjet, sepse me të vërtetë më duhet të shkojë se jam shumë vonë për takimet tjera”, deklaroi Osmani.

Osmani nuk u përgjigj as në pyetjet e gazetarëve për çështjen e dialogut.

Për çështjen e furnizimit me ushqim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, opozita ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për çka pati akuza për partitë në pushtet.

Ndërkaq, ditë më parë Ministria e Mbrojtjes ka thënë se është hapur konkursi për pranimin e stafit profesional të kuzhinierëve dhe personelit tjetër të nevojshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori