Dy dekada pas përfundimit të luftës në Kosovë vazhdon të mbetet e pazgjidhur çështja e fatit të mbi 1600 personave të pagjetur. Familjarët që jetojnë në ankth fajësojnë politikën që është bërë shumë pak për më të dashurit e tyre ndërsa thonë se nuk kanë shumë besim të institucionet. Sipas tyre, në disa raste pushteti lokal nuk ka as të dhëna për numrin e të pagjeturve.
Zyrtarë të Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur presin që muajin e ardhshëm të vazhdojnë gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore, ndërsa përfaqësuesit e familjarëve të të pagjeturve kërkojnë që në dialogun në Bruksel, pala kosovare të mos shkojë pa e pasur dokumentacionin e plotë për të pagjeturit.
Udhëheqësi i njësisë në kuadër të Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Kushtrim Gara, tha për KosovaPress se më 5 maj të këtij viti pritet të rifillojnë gërmimet në territorin e Serbisë ku dyshohet për varreza masive të shqiptarëve të vrarë e të zhdukur nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.
Ai kujton se këto gërmime ndaluan vitin e kaluar për shkak të kushteve klimatike.
“Gjatë vitit të kaluar kemi qenë të fokusuar edhe në Kishevac të Rashkës në territorin e Serbisë dhe në këtë rast gërmimet vlerësuese në lokacionin Kishevac janë ndërprerë për shkak të kushteve klimatike dhe presim që këto ditë, në javën e ardhshme si opsion është edhe data 5 maj, po do të shohim varësisht prej kushteve klimatike. Po flasim për një lokacion mjaft specifik, një zonë malore e ish-minierës që ka pasur ndërhyrje të vazhdueshme në këtë hapësire”, tha Gara.
Sipas Garës, këtë vit pritet të fillojnë gërmimet edhe në disa rajone të Kosovës, si ai i Gjakovës, Prizrenit dhe Mitrovicës.
“Lokacioni në lagjen ‘Brekoc’ të Komunës së Gjakovës për të vazhduar më pas gërmimet në lagjen ‘Arbanë’ të Komunës së Prizrenit dhe së shpejti besoj që në fund të kësaj jave të ketë gërmime në një lokacion në varrezat në Mitrovicë”, tha Gara.
Ndërsa, kryetari i Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur, Bajram Qerkini, tha se kanë mbetur në terr të plotë, me shpresat se fati i fëmijëve të tyre një ditë do të dalë në dritë.
“Ne si Qendër Burimore kemi vizituar diku 15 komuna e pushteti lokal nuk e di edhe sa e ka numrin e të pagjeturve. Pushteti qendror e ka kap politikën përpara dhe karriget dhe ne kemi mbetur në terr të plotë qe 21 vjet, jemi në terr duke jetuar edhe duke parë ëndrra për fëmijët tanë kur do t’i gjejnë apo kush do të na ndihmojë t’i gjejmë”, tha ai.
Qerkini për dialogun me Serbinë kërkon që ky proces të mos vazhdohet pa dokumentacion të kompletuar për të pagjeturit.
“Me armikun tonë që ka qenë i përbetuar t’i shfarosë shqiptarët pa u ul nuk bëhet, por kur është çështja e të pagjeturve, është gjynah të shkohet pa imazhe satelitore dhe pa dokumentacion të kompletuar”, tha ai.
Kryetari i Këshillit Koordinues për të zhdukurit dhe krime lufte në Kosovë, Ahmet Grajqevci kërkon nga qeveria e re që të mos ndërrohet stafi i Komisionit qeveritar për të zhdukurit, dhe ekspertët e trajtuar për këto çështje.
“Ne si familjarë 27 Prillin dhe çdo festë të të zhdukurve të familjarëve e presim me vështirësi, në ankth, sepse nuk i kanë gjetur. Edhe ata që janë gjetur e ndjejnë dhimbjen e këtyre familjarëve të tjerë që ende nuk i kanë gjetur, do të thotë është ankth, dhimbje, stres, pagjumësi. Paramendo sa stresin e ki vetëm nëse zhduket një familjar 24 orë, po për 22 vjet? Ne si familjarë nuk presim shumë prej qeverive, sepse këtu qeveritë tona ndërrohen çdo 6 muaj, jo vetëm që ndërrohen çdo 6 muaj po edhe stafin e aftësuar dhe të trajnuar për këtë çështje ndërrohen çdo 6 muaj, çdo 1 vjet. Kjo është e tmerrshme. Kjo do të thotë që kemi ngecje çdo herë. Kërkoj që qoftë stafi i Komisionit, qoftë i mjekësisë ligjore, ekspertët, të mos ndërrohen”, tha ai.
Ndryshe, me rastin e 27 prillit, Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti bënë nderime te memoriali për të pagjeturit.
Osmani së bashku me Konjufcën do të bëjnë homazhe edhe në kompleksin memorial në Mejë të Gjakovës. Ndërsa një aktivitetet për fikjen e dritave për 5 minuta, si simbolikë për dhimbjen për 1639 të pagjetur, do të mbahet në orën 20:00. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndërpritet pragu i alarmimit në Strumicë
Sulmohen me kaçavidë dy persona në Deçan, dy të dyshuar dërgohen në mbajtje dhe një tjetër arratiset
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025