Çështja e emrit të Maqedonisë, problem i përbashkët Athinë - Shkup

Zv. ministri grek i punëve të jashtme, Nikos Ksidakis sot ka deklaruar se klima e marrëdhënieve Shkup - Athinë, është në përmirësim e sipër, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Për programin e parë të radios shtetërore, Ksidakis deklaroi se çështja në mes Athinës dhe Shkupit është një problem i përbashkët dhe se duhet ta thejnë akullin dhe ta zgjidhin këtë keqkuptim.
Ai shtoi se Shkupin e pret një rrugë e gjatë dhe e rëndë e plotësimit të kritereve për anëtarësim, ndërkaq Greqia do ta ndihmojë kursin evropian të këtij vendi./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/08/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































