LAJMI I FUNDIT:

Certifikohen drejtorët dhe koordinatorët e cilësisë në shkollat e arsimit dhe aftësimit profesional

Certifikohen drejtorët dhe koordinatorët e cilësisë në shkollat e arsimit dhe aftësimit profesional

Sigurimi i Cilësisë është pjesë e rëndësishme e projektit ALLED2 duke qenë një nga elementet kyçe në kornizën e politikave të BE-së.

Qëllimi specifik i ALLED2 është që ta forcojë cilësinë dhe relevancën e programeve arsimore dhe aftësuese për tregun e punës dhe që ta mbështetë përshtatjen e kornizës legjislative dhe të mekanizmave, si një parakusht për rritjen e punësimit.


Në dy vitet e fundit u mbajtën programe trajnimi në 20 shkolla me qëllim të rritjes së cilësisë në këto shkolla.

Ndërsa sot u mbajt ceremonia e certifikimit të 39 drejtorëve e koordinatorëve dhe 14 trajnerë që kanë zhvilluar trajnimet, ceritifikimi u bë nga Ministria e Arsimit dhe projekti ALLED2.

Ministrja Nagavci tha se ky projekt kishte për qëllim përmirësimin e cilësisë në shkolla profesionale.

“Sigurimi i cilësisë, përveç se është një element kryesor i kornizës politike të BE-së për arsimin dhe aftësimin profesional, është i rëndësishem edhe për ministrinë dhe qeverinë. Qëllimi i Ministrisë së Arsimit është që të aplikojmë mekanzimat për sigurimin e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit, këtë e realizuam me ndihmën e projektit ALLED2 e cila na ofroi zgjidhje për sigurimin e cilësisë për shkollat profesionale”, theksoi Nagavci.

Për rëndësinë e këtij projekti ka folur edhe Ambasadori i Austrisë në Kosovë, z. Christoph Weidinger:

“Projekti ALLED2 ka mbështetur shkollat profesionale për të mirëmbajtur mekanizmat e sigurimit të cilësisë dhe duke mbështetur më tutje zhvillimin e kapaciteteve të koordinatorëve si dhe sigurimi i cilësisë për drejtorë e shkollave profesionale.

Koordinatorët e cilësisë kanë pasur mundësinë që të mbajnë nivelin e kolegëve dhe të ndihmojnë njëri tjetrin. Arsyeja e këtij projekti është që të ndihmojmë shkollat profesionale në Kosovë që të jenë më cilësore dhe më konkurruese”.

Ndërsa përfaqësuesi nga Zyra e BE-së në Kosovë, Johannes Madsen theksoi se ky është një intervenim i domosdoshëm në Kosovë, po ashtu sipas tij sigurimi i cilësisë në shkolla profesionale është e domosdoshme për përgatitjen për treg të punës.

Projekti ALLED2 është i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim ku ka trajnuar drejtorët e shkollave dhe koordinatorët për cilësi, me qëllimin e vetëm të harmonizimit dhe aftësimit me nevojat e tregut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori