Për grumbullimin e bimëve mjekësore, aromatike dhe pemët e imëta janë certifikuar edhe 25 kompani, të cilat operojnë në gjithë vendin.
Certifikimi i këtyre kompanive me “Certifikata organike”, është bërë sot nga Shoqata “Organika” dhe është mbështetur nga projekti “Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat” të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, që implementohet nga Swisscontact.
Gjatë kësaj ceremonie, zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi, ka vlerësuar se ky proces i certifikimit të këtyre kompanive përbën një hap të rëndësishëm në përmbushjen e objektivave të përbashkëta për zhvillimin dhe avancimin e sektorit të bujqësisë organike. Ai ka treguar se MBPZHR-ja, përmes pagesave direkte prej 500 euro për hektarë mbështet sipërfaqet e kultivuara me produkte organike.
“Objektivi strategjik i MBPZHR-së është garantimi i rritjes së sasisë dhe cilësisë së prodhimit organik. Kjo jo vetëm për faktin e gjenerimit të efiçiences, por edhe garantimit të rritjes së cilësisë së jetesës për konsumatorët. Nga ana tjetër prodhimi organik konsiderohet si avantazh i rritjes së mundësisë së eksportit në rajon dhe në vendet e BE-së, duke mundësuar kështu rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve kosovare, si dhe ndikimin në reduktimin e importit dhe rritjen e eksportit”, ka thënë zëvendësministri Krasniqi, duke shtuar se këtë sektor këtë vit po e mbështesin bashkërisht me USAID-in, përmes projektit “Për mbështetjen e programit të zhvillimit bujqësor dhe mundësitë rurale në Kosovë, në veçanti Zinxhirin e Vlerave të pemëve të imëta dhe zinxhirin e vlerave të bimëve mjekësore dhe aromatike.
Ndryshe, sipas statistikave në vitin 2017 në gjithë territorin e Kosovës kanë qenë 170 hektarë të kultivuara me bimë mjekësore aromatike, si dhe mbi 373,000 hektarë zona të certifikuara për grumbullimin e bimëve mjekësore dhe aromatike dhe frutave të egra. Ndërkaq, nga sot llogaritet se janë mbi 40 kompani dhe qendra të certifikuara, si dhe mbi 3200 grumbullues në vend janë duke siguruar të ardhurat nga mbledhja e bimëve mjekësore aromatike, si dhe fruta të egra dhe kërpudha. Llogaritet se eksporti i këtyre produkteve bëhet gjysmë i përpunuar, ku 95 për qind e gjithë prodhimit të këtij sektori shkon për eksport, në Gjermani, Austri, Zvicër, etj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sa janë investimet e shtetasve të Kosovës në Shqipëri – GAP paraqet të dhënat

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi