Sot 20 zyrtarë të Policisë së Kosovës janë certifikuar nga regjimenti i karabinierëve nga Italia si të specializuar në luftën kundër terrorizmit.
Me rastin e ndarjes së certifikatave për policët kanë marr pjesë edhe komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci dhe ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi.
Komandanti i KFOR-it tha fjalë të mëdha për Policinë duke e krahasuar me policitë e shteteve të Bashkimit Evropian.
Sipas gjeneralit italian bashkëpunimi sikur ky i sotmi është shumë e rëndësishëm për të ardhmen e Policisë.
“Mund të them lirisht se Policia e Kosovës i ka kualitetet e njëjta dhe është shumë e përgatitur sikur të gjitha policitë e Evropës. Është e rëndësishme që të vazhdojë ky lloj bashkëpunimi që të ketë njohuri dhe kualitete me policitë e shteteve të BE-së. Gjithashtu kur i keni ato njohuri dhe ato kapacitete ju mund të ofroni të njëjtën siguri siç e ofron një polic i BE-së në shtetin e vet ku jeton. Dihet misioni juaj është për ngritjen e Kosovës dhe e dini që jeni përgjegjës për sigurinë e këtij vendi”, tha Cuoci.
Se Policia e Kosovës është e gatshme për çdo situatë e tha edhe komandanti i regjimentit të karabinierisë italiane, MArco Di Stefano.
Ai tregoi se ky trajnim ka zgjatur tri javë dhe është shumë i nderuar që sot do u ndajë certifikatat zyrtarëve të Policisë.
“Policia e Kosovës është e gatshme të përballojë çdo situatë… Shpresoj që bashkëpunimi jonë do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe ne jemi gjithnjë të gatshëm që të ndihmojmë Policinë e Kosovës në detyrat profesionale”, tha Di Stefano.
Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi tha se ky është investimi më i qëlluar që ndonjëherë është bërë në Policinë e Kosovës.
“Kosova është përcaktuar për një bashkëpunim ndërkombëtar dhe jemi përkushtuar që të përmbushim pritjet tona dhe objektivat e Qeverisë, që të kemi një profesional që ta luftojmë krimin e korrupsionit dhe në veçanti terrorizmin. Parakusht për të përmbushë këtë kriter është përgatitja e strukturave të cilat do të përballen me këto fenomene, andaj për mua si ministër dhe Qeverinë ky është investimi më i qëlluar që të rrisim kapacitetet kadrovike duke marr përvojat ndërkombëtare, konkretisht të karabinierëve italianë për t’u përballur me këto fenomene me të cilat përballet bota në përgjithësi”, tha Gashi, raporton KP.
Ndryshe, ky projekt është financuar nga Bashkimi Evropian.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës