LAJMI I FUNDIT:

Çerkini për ndërprerjen e gërmimeve në Shtaval: Është lojë e Serbisë sikurse ajo në Kizhevak

Çerkini për ndërprerjen e gërmimeve në Shtaval: Është lojë e Serbisë sikurse ajo në Kizhevak

Kryetari i Qendrës Burimore për Persona të Pagjetur, Bajram Çerkini, ka thënë se vendimi për ndërprerjen e gërmimeve nga ana e Serbisë është lojë e tyre për ta zvarritur këtë proces.

Komisioni i Serbisë, ka njoftuar se janë ndërprerë punimet në lokacionin e shënjuar në afërsi të Minierës në Shtaval, afër Sijenicës, në territorin e Serbisë.

Pas këtij njoftimi, ka reaguar Komisioni Qeveritar i Kosovës i cili ka akuzuar autoritetet serbe për mosbashkëpunim.


Në lidhje me ndërprerjen e gërmimeve Portali D, ka kontaktuar me  Kryetarin e Qendrës Burimore për Persona të Pagjetur, Bajram Çerkinin, i cili e ka konsideruar “lojë të Serbisë”, ndërprerjen dhe mosbashkëpunimin e tyre me autoritetet kosovare.

Ai ka thënë se shteti serb me qëllim po e zvarritë procesin e gërmimeve.

“Lojnat e serbëve i bëjnë siç i kanë bërë në Kizhevak gjithmonë duke e shtyrë me vite. Por ato lokacionet të cilat janë marrë vesh dy grupet punuese dy komisionet edhe prokuroria e tyre edhe na i kanë kryer sot”, ka thënë Çerkini.

Ndërprerja e gërmimeve nga Serbia për personat e zhdukur, reagon Qeveria e Kosovës
Lexo po ashtu Ndërprerja e gërmimeve nga Serbia për personat e zhdukur, reagon Qeveria e Kosovës

Çerkini është shprehur se pala kosovare është e papërgaditur për t’i ndalur ato që ai i ka cilësuar si lojë të shtetit serb.

“Na e kontestojmë dhe ma shkurt si familjarë themi se është lojë e serbëve, sepse nëse nuk janë aty, duhet t’u themi ku keni lënë? Por kjo është lojë e cila vetëm serbët dinë ta luajnë. Mjerishtë ne jemi të papregaditur me e stagnu këtë lojë të Serbisë”, është shprehur ai.

Kryetari i Qendrës Burimore për Persona të Pagjetur ka kritikuar edhe bashkësinë ndërkombëtare, duke thënë se duhet bërë më shumë në lidhje me temën e të pagjeturve. Sipas tij ata do duhej të jepnin informata më të sakta në mënyrën që të mos zvarriten këto procese.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Kalo në kategori