LAJMI I FUNDIT:

Ceremonia e nderimit të Maradonës: Mjekët thonë se është burim i infeksioneve, tifozët as që dëshirojnë të dëgjojnë

Ceremonia e nderimit të Maradonës: Mjekët thonë se është burim i infeksioneve, tifozët as që dëshirojnë të dëgjojnë

Mijëra argjentinas, të veshur me fanellat e futbollit dhe maska në fytyrë, kanë marrë rrugët e Buenos Aires për t’i bërë nderimet e tyre të fundit gjeniut të futbollit Diego Maradona – pavarësisht shqetësimeve rreth përhapjes së COVID-19.

Turmat, të cilat disa presin që të arrijnë një milion njerëz për të parë arkivolin e Armando Diego Maradonës pas vdekjes së tij të mërkurën, pasqyrojnë statusin e yllit të futbollit në vendin e Amerikës së Jugut, ku ka ndjekje pothuajse kulti dhe njihet me dashuri si “Zoti”, raporton reuters.

“Duhet të jesh këtu. Nuk kishte si të mos ndodhte kjo. Disi edhe ky është Maradona, duke thyer rregullat”, tha Marcelo Gades, një punonjës 52-vjeçar, i cili po priste të bënte nderimet, transmeton Telegrafi.


Argjentina ka regjistruar gati 1.4 milion raste dhe 37,714 vdekje nga pandemia e coronavirusit. Qeveria vendosi një bllokim të rreptë në muajin mars.

Diego Armando Maradona, lamtumira e një legjende të futbollit: Rrëfimi për djaloshin e varfër që bëri botën ta dashurojë falë magjisë së tij
Lexo po ashtu Diego Armando Maradona, lamtumira e një legjende të futbollit: Rrëfimi për djaloshin e varfër që bëri botën ta dashurojë falë magjisë së tij

“Kaq shumë njerëz së bashku për t’i dhënë lamtumirën Maradonas është një burim i infektimit të drejtpërdrejtë me COVID-19”, tha mjeku 55-vjeçar argjentinas, Alberto Ugalde për Reuters. “Unë shoh që rrugët janë mbushur me njerëz, madje edhe pa maska në fytyrë”, shtoi ai.

“Unë e kuptoj dhimbjen, duke pasur parasysh se çfarë idhulli është ai për ne, por rreziqet shëndetësore janë të larta”, përfundoi mjeku. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Evropa
Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci – ishte vetë kreu i saj që e arrestoi

Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci – ishte vetë kreu i saj që e arrestoi

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Shefi i NATO-s, Rutte: Evropa duhet të shpenzojë 'shumë më shumë' për mbrojtje

Shefi i NATO-s, Rutte: Evropa duhet të shpenzojë 'shumë më shumë' për mbrojtje

Evropa
Dështojnë bisedimet për koalicionin austriak të udhëhequr nga FPÖ e ekstremit të djathtë

Dështojnë bisedimet për koalicionin austriak të udhëhequr nga FPÖ e ekstremit të djathtë

Evropa
Për shkak të tërmetit në Kroaci, lëvizë kulla historike e kishës në Pag

Për shkak të tërmetit në Kroaci, lëvizë kulla historike e kishës në Pag

Kroacia
Kalo në kategori