LAJMI I FUNDIT:

Me ceremoni ushtarake rivarroset dëshmori, Muhamet Musliu

Me ceremoni ushtarake rivarroset dëshmori, Muhamet Musliu

Në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë, me ceremoni ushtarake, në prani të qindra qytetarëve, sot u bë rivarrimi i eshtrave të dëshmorit të kombit, ish ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamet Musliu, i cili ra heroikisht me datën​ 23 mars të vitit 1999.

Me këtë rast, Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, para të pranishmëve, i cili duke ngritur lartë kontributin e dëshmorit Muhamet Musliu, tha se ishte shembull për vendosmëri e guxim për ta mbrojtur vendin.

“Dëshmori Muhamet Musliu, ishte një luftëtarë shembull, i vendosur dhe guximtar i betuar për të luftuar deri në frymën e fundit në çlirimin e vendit. Ai si shumë luftëtar të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk pati fatin që të përjetojë lirinë por ai me vetëdije të plotë u bë themel i lirisë që sot e gëzojmë”, tha nënkryetari Lushtaku.


Lushtaku, tutje tha se krahas dhimbjes për dëshmorin Musliu, të gjithë ne kemi edhe ndjenja krenarie për sakrificën e tij sublime.

“Në këtë ditë të rivarrimit të eshtrave të heroit tonë Muhamet Musliu, krahas dhimbjes për humbjen e bashkëluftëtarit tonë, ndihem krenarë me luftën e tij të shenjtë për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori