LAJMI I FUNDIT:

Celticu i bënë ofertë Mourinhos?

Celticu i bënë ofertë Mourinhos?
Jose Mourinho (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Klubi i madh skocez, Celtic Glasgow thuhet se ka bërë ofertë për trajnerin e njohur Jose Mourinho.

Mourinho është pa skuadër që nga shkarkimi i tij nga Manchester Unitedi në fund të vitit 2018.

Megjithatë, trajneri portugez vazhdon të mbetet njëri nga më të kërkuarit në botë, me shumë skuadra që i duan shërbimet e tij.


Mourinho fillon kontaktet me Romën
Lexo po ashtu Mourinho fillon kontaktet me Romën

Pas Real Madridit, Romës dhe Interit, tani raportohet se edhe një klub i njohur ka shprehur interesim për Special One.

Sipas mediumit Sky Sport Italia, kampioni i Skocisë, Celticu i ka bërë ofertë Mourinhos për të qenë trajner i tyre nga sezoni i ardhshëm.

Trajneri portugez në të kaluarën ka trajnuar ekipi si Porto, Chelsea, Interi dhe Real Madridi, ku ka fituar shumë trofe vendor, por edhe evropian. /Telegrafi/