Celtics marrin fitore të madhe pas kohës shtesë ndaj Clippers

Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA ku nuk kanë munguar ndeshjet spektakolare dhe befasitë.
Padyshim që ndeshja kryesore e mbrëmjes është zhvilluar në Intuit Dome në Kaliforni, ku Los Angeles Clippers pësoi humbje para adhuruesve të vet nga Boston Celtics me rezultat 113:117.
U desh koha shtesë që të përcaktohej fituesi, pasi koha e rregullt u mbyll baras 103:103.
Jaylen Brown me 25 pikë ishte basketbollisti më efikas te Celtics, derisa Jayson Tatum shtoi 24 të tjera në fitoren e 31-të të sezonit.
Fitore ka shënuar edhe Minnesota Timberwolves që ka triumfuar 114:115 në udhëtim te Dallas Mavericks, derisa Sacramento Kings ka triumfuar ndaj Golden State Warriors me gjashtë pikë diferencë 123:117.
Rezultatet:
Atlanta Hawks - Detroit Pistons 104:114
Brooklyn Nets - Phoenix Suns 84:108
Dallas Mavericks - Minnesota Timberwolves 114:115
Houston Rockets - Cleveland Cavaliers 109:108
Memphis Grizzlies - Charlotte Hornets 132:120
Oklahoma City Thunder - Utah Jazz 123:114
Sacramento Kings - Golden State Warriors 123:117
Los Angeles Clippers - Boston Celtics 113:117















































