E kemi provuar çdo mënyrë të mundshme për t’i ruajtur këpucët: nën krevat, prapa derës, madje edhe në dollap të rrobave.
Por, këto truqe nuk kryejnë punë nëse i keni 10,000 palë këpucë, transmeton Telegrafi.
Nëse kjo ju duket hiperbolizim, atëherë është plotësisht e qartë se nuk jeni këngëtarja Celine Dion.
Në një episod të Carpool Karaoke, James Corden e ka pyetur Dion-in për thashethemet që kanë të bëjnë me fiksimin e saj pas këpucëve, duke e pyetur se a e din numrin e saktë të koleksionit të saj.
Në një intervistë me WWD, Dion e kishte pranuar se i ka 10,000 palë këpucë të cilat nuk mund t’i largojë, shkaku i lidhjes personale që ka me secilën prej tyre.
“Unë nuk mund të dhurojë asgjë sepse çdo copë që e blej më ka sjell këtu ku jam sot. Ato janë pjesë e çdo hapi që e ndërmarr dhe kam një lidhje me to. Mund ta quani çmenduri, por unë mbaj çdo gjë, megjithatë vazhdimisht blej hapësirë më të madhe”, ka rrëfyer Dion për WWD.
Dion gjithashtu ka zbuluar se para se ta rriste hapësirën e depos ku i mban këpucët në Vegas, ajo kishte instaluar një dollap masiv digjital në shtëpinë e saj në Florida. Atje këpucët i ka të organizuara në bazë të ngjyrës dhe mund t’i zgjedh përmes butonave.
Pra, ajo i ka këpucët e organizuara në bazë të ngjyrës, ndërkaq i mjafton ta prek një buton dhe të gjitha këpucët me atë ngjyrë dalin para saj.
Qysh prej ka filluar të banojë në pallatin e Caesar-it, Dion e ka shpërngulur jetën e saj – dhe 10,000 këpëucët e saj – në Vegas, duke e blerë një depo të madhe për ta ruajtur koleksionin e saj.
Ajo e pranon se dashuria për modën e ka ndihmuar të ballafaqohet me humbjen e burrit të saj, Rene Angelil. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Motra e Bianca Censori-t ndjek hapat e saj: Angelina dominon Instagramin, a do ta lërë nën hije atë?

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Këto do të jenë tendencat më të mëdha të grimit këtë vit

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë