LAJMI I FUNDIT:

Çeku: Është i mundur anëtarësimi i Kosovës në NATO me procedura të përshpejtuara

Çeku: Është i mundur anëtarësimi i Kosovës në NATO me procedura të përshpejtuara

Ish-ministri i FSK-së, Agim Çeku, thotë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është orientimi ynë strategjik dhe se pranimi në këtë Aleancë me procedurë të përshpejtuar është i mundur.

“Sa i përket përmbushjes së standardeve, kritereve teknike, ne i kemi”, tha Çeku.

Ai shtoi se tani anëtarësimi në NATO është çështje e sigurisë.


I pyetur nëse ka mundësi në këto rrethana të bëhet një përjashtim që Kosova të anëtarësohet me procedurë të përshpejtuar në NATO?

“Ka”, u përgjigj Çeku, duke shpjeguar arsyet. “Shumë gjëra sot shkojnë me procedurë të përshpejtuar. Për shembull, Ukraina për ta blerë një kontingjent të armatimit procedurat e rregullat shkojnë me vite. Edhe FSK-ja ka kontraktuar armatim, por ato armatime parashihen të vijnë pas dy – tre vjetëve. Por tani po e shohim se si me procedura të shkurtra një vendim i presidentit dhe të nesërmen armatimi është në Ukrainë”, tha Çeku në RTV21.

“Kur është në çështje siguria atëherë gjithçka shkon me procedurë të përshpejtuar dhe është e mundshme. Unë e shoh si të mundshme këtë dhe mirë është që më dërguar letër zyrtarisht”, shtoi ai.

“Është e mundshme. Disa vende si Turqia veç janë deklaruar se janë për pranimin e Kosovës në NATO. Është me rëndësi shumë të madhe që Amerika t’i përgjigjet pozitivisht kësaj kërkese tonë dhe Gjermania apo Mbretëria e Bashkuar edhe të krijohet një masë kritike e vendeve të fuqishme atëherë vendet e tjera vetëm e mbështesin. Kroacia s’ka dilema për një çështje të tillë, Shqipëria nuk ka dilema. Duhet të krijohet një masë kritike e vendeve që e mbështesin pa rezervë dhe gradualisht këto vende të punojnë me vendet që s’na kanë njohur që edhe të na njohin”, tha Çeku.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori