Kosovës U-21 kthehet pa pikë nga stadiumi Ceske Budejovice, ku Çekia U-21 shënoi fitore me rezultat 3-0.

Gjithçka përfundoi brenda një ore kur shënuan tri herë Republika e Çekisë përmes futbollistëve Sejk (10'), Gabriel (38') e Fila (57').


Brenda pak ditëve çekët i shkaktojnë humbjen e dytë rresht, të parën në Prishtinë me 1-0.

Çekia kryeson me 12 pikë pas 4 xhirove në Grupin G të kualifikueseve për Kampionatin Evropian U-21.

Kosova është në të 5-tin me 3 sosh. /Telegrafi/

telegrafi sport app