LAJMI I FUNDIT:

Çeçenët që luftojnë kundër Rusisë në vijën e frontit në Ukrainë

Çeçenët që luftojnë kundër Rusisë në vijën e frontit në Ukrainë

“Nëse rusët më kapin do të më torturojnë, nuk do të ketë shkëmbim të burgosurish me mua”, thotë ushtari çeçen i cili po lufton përkrah ushtrisë ukrainase në vijën e frontit.

Disidenti 33 vjeçar, një refugjat i cili gjendet në Poloni prej afro dy dekadash, u bashkua gjatë prillit me batalionin e Sheikh Mansur. Ky njësit i cili u themelua në vitin 2014 pas aneksimit rus të Krimesë, në shumicë përbëhet nga veteranë të luftërave çeçene.

Ky njësit ka marr emrin e komandantit çeçen të shekullit 18-të, i cili luftoi ndaj ekspansionit rus në Kaukaz, e kjo bënë që t’iu rikujtojnë rusëve se fushata për pavarësinë e Çeçenisë nuk është diçka e re, transmeton Telegrafi.


Disa qindra burra me kokë të rruar dhe me mjekër të gjatë ashtu si Islami kanë dalë vullnetar në ndihmë të Ukrainës ndaj agresionit rus.

Islam nuk tregoi numrin e saktë as të ushtarëve në këtë batalion, e as vendin se ku ata janë të stacionuar.

Ai dëshiron që të mbajë të fshehtë identitetin e tyre për shkak të frikës së hakmarrjes ndaj familjeve të tyre në Çeçeni. Kjo për shkak se në anën rusëve ka shumë luftëtarë çeçen, më saktë në njësitin e njohur si “Njësiti i Kadriovitëve”, të cilët njihen për reputacionin e tyre djallëzor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Kalo në kategori