Si çdo medikament tjetër edhe pilulat kontraceptive kanë efektet e tyre anësore
Pas vëzhgimeve të shumta, studiuesit kanë arritur në këto përfundime:
Aknet zhduken si me magji
Disa njerëz kanë akne hormonale, kështu që një cikël i rregullt dhe një dozë më e qëndrueshme e hormoneve u vjen në ndihmë për të stabilizuar dhe zhdukur aknet. Por duhet të dini se çrregullimet mund të përkeqësohen para se të përmirësohen, kështu që është mirë të prisni deri në gjashtë muaj para se të gjykoni nëse pilulat kontraceptive jua kanë përmirësuar lëkurën ose jo.
Shtoni në peshë
Trupi i disa grave reagon negativisht ndaj kontraceptivëve duke marrë kile të përkohshme. Fajtor për këtë është hormoni estrogjen, i pranishëm me shumicë te pilulat.
Luhatje humori
Për çdo herë që fusni hormone të jashtme në trup mund të keni ndryshime të gjendjes suaj emocionale. Specialistët shprehen se në rastin kur ndjeheni pa motiv për të jetuar, ju vjen për të qarë apo s’keni dëshirën më të vogël për t’u ngritur nga shtrati duhet të takoni mjekun gjinekolog para se të vazhdoni me përdorimin e kontraceptivëve.
Periodat bëhen më pak të dhimbshme
Konsultohuni me specialistë në mënyrë që pilulat t’ju vijnë në ndihmë për të lehtësuar dhimbjen menstruale. Gratë që vuajnë nga dysmenorrhea, periudhë kjo dhimbjeje kanë mundësinë që përmes kontraceptivëve periodat të mos u zgjasin aq shumë dhe të jenë më pak të dhimbshme.
Keni gjithnjë e më pak ciste në vezore
Luhatjet hormonale kontribuojnë në krijimin e cisteve, ndaj duke marrë kontraceptivë do ta normalizoni dhe parandaloni situatën. Kështu duke shmangur cistet ju ulni ndjeshëm rrezikun e një kanceri të mundshëm. Studimet kanë treguar se gratë që ushqejnë fëmijën me gji dhe marrin pilula janë më pak të prirura ndaj kancerit ovarian.
Gjoksi s’është më i njëjti
Estrogjeni dhe progesteroni i kontraceptivëve shkakton ndryshime të mëdha në gjoks. Krahas zmadhimit, gjoksi bëhet dhe shumë më i ndjeshëm ndaj prekjeve ose lëndimeve.
Rreziku për probleme me gjakun rritet
Veçanërisht nëse jeni duhanpirëse të rregullta apo dikush në familjen tuaj ka patur një eksperiencë të ngjashme duhet të bëni kujdes nga goditjet që shkaktojnë pilulat kontraceptive. Në rast se ndjeni ënjtje të këmbëve, marrje fryme, dhimbje në gjoks, krah ose qafë, mpirje të fytyrës apo çrregullim të rrahjeve telefononi një mjek. Mund të bëhet fjalë për një trombozë apo atak të mundshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos