Mbrëmë janë zhvilluar 11 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Padyshim që ndeshja që ka zgjuar kureshtjen e tifozëve të basketbollit ishte ajo mes Cleveland Cavaliers dhe Washington Wizards.


Kampioni aktual i NBA-s, Cavs vetëm pas vazhdimeve ka arritur të triumfojë kundër ‘magjistarëve’ me rezultat 140:135, transmeton Telegrafi.

LeBron James realizoi 17 asistime në këtë ndeshje, e cili ishte rekord personal dhe në saje të 32 pikëve regjistroi ‘double-double’.

Por, basketbollisti më i mirë në vazhdime ishte Kyrie Irving, i cili realizoi 11 nga 23 pikët vendimtare për fitoren e re të Cavaliers. Edhe Kevin Love regjistroi ‘double-double’ fal 39 pikëve dhe 12 kërcimeve.

Bradley Beal ishte basketbollisti me më së shumti pikë duke realizuar 41 sosh për Wizard.

Pas kësaj, Cavaliers kanë bilanc prej 35 fitoreve dhe 15 humbjeve ndërsa Wizards kanë 31 fitore dhe 21 humbje. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

L.A. Lakers 121:107 New York

Oklahoma City 90:93 Indiana

L.A. Clippers 109:118 Toronto Raptors

Utah Jazz 120:95 Atlanta Hawks

Philadelphia 76ers 96:113 Detroit Pistons

Phoenix Suns 106:111 New Orleans Pelicans

San Antonio Spurs 74:89 Memphis Grizzlies

Chicago Bulls 112:107 Sacramento Kings

Miami Heat 115:113 Minnesota Timberwolves

Dallas Mavericks 87:110 Denver Nuggets

telegrafi sport app