Edinson Cavani dhe Lionel Messi kishin një përplasje verbale në barazimin 2-2 në mes të Uruguait dhe Argjentinës.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain duket se nuk i pëlqente driblimet e yllit të Barcelonës he më pas filloi përplasja mes tyre.


Cavani kapet nga kamerat duke i thënë Messit se nëse dëshiron një përleshje, ai është i gatshëm, madje në fushë.

“Le të përleshemi”, i thotë uruguaiani argjentinasit.

“Jo vetëm me ty, por merri edhe të gjithë bashkëlojtarët”, ia ktheu 32-vjeçari.

Por, e gjithë kjo skenë kaloi në qetësi dhe Cavani pas ndeshje tha se morën një gjë pozitive nga ky takim miqësor. /Telegrafi/

https://twitter.com/HgooG78/status/1196541165232939014

telegrafi sport app