Carvago by Gjirafa po zgjerohet në Shqipëri

Carvago by Gjirafa, platforma më e madhe online për blerjen e makinave, tani po zgjerohet edhe më tej!
Me mbi 1 milion makina nga Europa dhe Korea e Jugut, kontrollë të detajuar nga partnerë të besueshëm, si dhe ofrimi i 6 muaj garanci, Carvago by Gjirafa ka revolucionarizuar industrinë e blerjes së makinave në Kosovë.
Carvago tani sjell revolucionin edhe në Shqipëri, duke sjellë një mënyrë krejtësisht të re për të blerë makina nga e gjithë Europa dhe Korea - shpejt, sigurt dhe 100% online.
Klientët shqiptarë mund të zgjedhin nga mbi 1 milion makina të verifikuara, të blejnë online dhe ta marrin makinën e dorëzuar në derë me 6 muaj garanci. Gjithashtu, blerësit kanë mundësi financimi përmes bankave partnere, duke bërë të mundur blerjen me këste deri në 7 vite.
Carvago është lider në tregun europian të makinave online dhe platforma është tashmë e pranishme në 8 shtete të Europës dhe ka fituar besimin e mijëra klientëve duke ofruar mbi 1 milion makina të verifikuara, financim fleksibil dhe garanci për çdo blerje. Në Kosovë, Carvago by Gjirafa ka sjellë një transformim të madh në vetëm një vit operim, duke i mundësuar klientëve të blejnë makina shpejt, sigurt dhe 100% online.
Përmes partneritetit me Gjirafa, Carvago është bërë sinonim i besueshmërisë dhe inovacionit në rajon, duke vendosur standarde të reja në industrinë e veturave.
Klientët shqiptarë tani përfitojnë:
- Mbi 1 Milion makina nga Europa dhe Korea e Jugut,- Kontroll të detajuar nga Pirelli, Dekra, dhe TUV,- Garanci 6 mujore për çdo veturë,- 100% financim deri në 7 vite nga bankat partnere të Carvago by Gjirafa.
Me këtë zgjerim, Carvago synon të ndryshojë mënyrën se si blihen veturat në Shqipëri, duke ofruar komoditet, siguri dhe transparencë të plotë për çdo klient.
Epoka e re e tregtisë së makinave ka nisur – dhe ajo nis online me Carvago by Gjirafa.
Për më shumë kontaktoni: www.carvago.com
















































