Çarshia e Vjetër e Shkupit fiton grant prej 820 mijë eurosh nga Banka Botërore (Foto)

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu ka shpërndarë një lajm të mirë me qytetarët e kësaj komune rreth revitalizimit të Çarshisë së vjetër të Shkupit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Sipas Ganiut, granti i fituar nga Banka Botërore do të përdoret për:
''1.Rekonstruimi i kalldërmës në rrugën kryesore të Çarshisë së Vjetër. Me këtë projekt parashikohet qe të rekonstruohen 1800 m² kalldërmë; 2.Restaurimi i 75 dyqaneve në Çarshi të vjetër në të cilët në të kaluarën janë bërë intervenime jo adekuate nga pronarët ose subjekteve tjerë dhe kanë degraduar trashëgiminë kulturore; 3.Vendosja e mbishkrimive nëpër objekte; 4.Vendosja e tendave nëpër objekte; 5.Virtualizimi i Çarshisë – Aplikacion për identifikimin dhe përshkrimin e monumenteve në Çarshi. Po ashtu ky aplikacioni parasheh edhe instalim të aplikacionit për hartimin e monumenteve historike dhe kulturore në Çarshi të vjetër; 6.Sinjalizimi i tërësishëm i Çarshisë së Vjetër; 7.Organizimi i konferencës ndërkombëtare të qyteteve me Çarshi të Vjetra dhe shkëmbimi i përvojave në kuadër të revitalizimit të çarshive orientale'', thuhet në mes tjerash në publikimin e Ganiut në Facebook. /Telegrafi/


















































