LAJMI I FUNDIT:

Carovska: Do t’i avancojmë të drejtat sociale konform Kartës Evropiane

Carovska: Do t’i avancojmë të drejtat sociale konform Kartës Evropiane

“Reformë e sistemit të mbrojtjes sociale, avancimi i shërbimeve sociale, intensifikimi i luftës për përballje me varfërinë dhe shkyçjen sociale në vend, parandalimi i margjinalizimit të çdo lloji, avancimi i dukshëm i të drejtave dhe mbrojtjes së punëtorëve dhe involvimi më i madh në të gjitha këto çështje të partnerëve social dhe shoqërisë civile, është fokusi i qeverisë së re”, tha sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fjalimin në seminarin për dispozitat e papranuara nga Karta Evropiane Sociale, Carovska theksoi se vitet e kaluara Maqedonia ka kaluar përmes një periudhe kur një pjesë e këtyre të drejtave sociale, të vërtetuara edhe në Kartë, kanë qenë ose të neglizhuara ose jo-mjaftueshëm të avancuara dhe të zhvilluara.

Seminari i organizuar nga Këshilli i Evropës dhe MPPS, në kuadër të procedurës së parashikuar me nenin 22 nga Karta për “dispozitat e papranuara” është i përkushtuar në shkëmbim të opinionit dhe informacioneve për dispozitat, që nuk janë të pranueshme nga ana e Republikës së Maqedonisë, si dhe të procedurës për ankesa kolektive.