Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) tashmë ka shefe të re, Caroline Ziadeh.
Kështu ka njoftuar sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres.
Caroline Ziadeh nga Libani do të jetë përfaqësuese e re speciale dhe shefe e Misionit UNMIK në vendin tonë.
Ziadeh pason Zahir Tanin nga Afganistani, ndaj të cilit sekretari i Përgjithshëm tha se i është mirënjohës për përpjekjet e tij për paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon, si dhe për udhëheqjen e tij efektive të Misionit.
Në njoftim thuhet se shefja e re e UNMIK-ut pasi ka shërbyer që nga viti 2017 si drejtoreshë e Departamentit të Organizatave Ndërkombëtare, Konferencave dhe Shërbimeve Kulturore në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Emigrantëve të Libanit tashmë në detyrën e re vjen me një përvojë gati 30 vjeçare në diplomacinë ndërkombëtare, duke përfshirë edhe shërbimin diplomatik të Libanit.
“Ajo ka njohuri të gjera për Kombet e Bashkuara, pasi ka udhëhequr delegacionet kombëtare në Kombet e Bashkuara për çështje si migrimi, zhvillimi i qëndrueshëm dhe puna e Ministrisë në lidhje me të drejtat e njeriut dhe agjendën e grave, paqes dhe sigurisë”, thuhet në njoftimin e Kombeve të Bashkuara.
Ziadeh ka një diplomë Bachelor dhe Master në ekonomi dhe shkenca politike nga Universiteti i Libanit në Bejrut dhe diploma në “Marrëdhënie ndërkombëtare” nga Universiteti Libre de Bruxelles dhe Akademia Diplomatike e Vjenës. Ajo flet rrjedhshëm arabisht, anglisht dhe frëngjisht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët