Manchester United ka fituar në udhëtim te Cardiff City me rezultat të thellë 5-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Ligës Premier.

Djajtë e Kuq i janë kthyer fitoreve në kampionat, duke shijuar fitoren në ndeshjen e parë me trajnerin e ri Ole Gunnar Solskjaer.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Víctor Camarasa (38') për vendasit, ndërsa për Unitedin shënuan Marcus Rashford (3'), Ander Herrera (29'), Anthony Martial (41') dhe Jesse Lingard (57', 90').

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte anglezi Lingard, i cili pas dy golave dhe një asistimi u vlerësua me notë 9.6.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin e vendasve, Sean Morrison që u notua me 5.4.

Cardiff City:

notat man utd 2 e1545508718834

Man Utd:

notat man utd 3 e1545508737729

/Telegrafi/

telegrafi sport app