Cardi B shfaqet e mbështjellë me flamurin kuq e zi

Reperja me famë botërore, Cardi B, duket se nuk po e fsheh më afërsinë e saj me shqiptarët.
Vetëm pak kohë pasi një video ku ajo pyeste me humor një djalë shqiptar për ‘përkthimin’ e emrit të saj në shqip u bë virale në rrjetet sociale, artistja ka dhuruar edhe një moment tjetër.
Në një event të madh, i cili besohet të jetë i lidhur me promovimin e albumit të saj më të fundit “Am I the Drama?”, Cardi B është parë pranë një të riu shqiptar të quajtur Drino.

Momenti i përbashkët është fotografuar dhe shpërndarë në Instagram, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është detaji i veçantë: reperja u shfaq e mbështjellë me flamurin kuqezi.
Ky gjest simbolik, përveçse ka emocionuar fansat shqiptarë, ka treguar edhe njëherë sa natyrshëm Cardi di të lidhet me kulturat dhe komunitetet që e përqafojnë.
Për publikun shqiptar, ky nuk është thjesht një moment i rastësishëm, por një sinjal se lidhja e saj me ta është duke marrë një dimension të ri.
E sigurt është se sa herë Cardi B shfaqet pranë shqiptarëve, ajo arrin të ndezë jo vetëm rrjetet sociale, por edhe krenarinë e një komuniteti që tashmë e ndien pranë vetes një nga yjet më të mëdha të muzikës botërore. /Telegrafi/


























































