Ajo e ka anuluar divorcin nga bashkëshorti i saj, Offset, muajin e kaluar.

Dhe Cardi B dukej më e lumtur se kurrë përkrah reperit derisa, ylli i “Bodak Yellow” u shfaq atraktive e veshur me një palë sytjena.


Krijuesja e hitit “WAP”, 26 vjeçare, e dëshmoi se është shumë e dashuruar me anëtarin e ‘Migos’, 28 vjeçar, teksa shkëmbyen puthje e përqafime me njëri-tjetrin.

35501512 8932897 image a 1 1605005493843 Cardi B (Foto: Instagram)

Offset në anën tjetër u shfaq në një triko gri, teksa e gjithë vëmendja ishte te partnerja e tij.

“Ne kemi punuar tejet shumë sot”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë.

35504700 8932897 image m 6 1605005932467 Cardi B dhe Offset (Foto: Instagram)

Artistja amerikane më 15 tetor shkroi në Twitter duke thënë se të dy ishin përsëri së bashku. (Që atëherë ajo ka fshirë llogarinë e saj në Twitter.)

Cardi paraqiti kërkesë për divorc nga Offset në shtator, duke treguar se ata ishin ndarë.

Të njëjtit kanë edhe një vajzë së bashku të quajtur, Kulture. /Telegrafi/

35504696 8932897 image a 7 1605005935633 Cardi B (Foto: Instagram)

35504708 8932897 image a 5 1605005929565 Cardi B dhe Offset (Foto: Instagram)