Cardi B u shfaq me një stil ekstravagant teksa prezantoi WWE SummerSlam në stadiumin MetLife në New Jersey.

Reperja 32-vjeçare kishte veshur një pelerinë me pupla, të kombinuar me një korse të zezë dhe çizme të larta me lidhëse, ndërsa flokët i kishte kapur në një bisht.


Eventi madhështor i WWE-së u mbajt për herë të parë në dy net radhazi, dhe u kryesua nga ndeshja mes Cody Rhodes dhe John Cena, shkruan DailyMail.

Çmimet për biletat shkuan deri mbi 300 dollarë, veçanërisht për ulëset më afër skenës.

Ndërkohë, Cardi B po përballet me një padi të re lidhur me një incident në Las Vegas në vitin 2023.

Një grua anonime pretendon se artistja e goditi me mikrofon gjatë një performance, pasi ishte spërkatur me një pije nga publiku. Avokatja e saj ka paralajmëruar një konferencë për shtyp këtë javë.

Reperja u lirua nga akuzat menjëherë pas incidentit, dhe policia konfirmoi se nuk do të ngriheshin akuza.

Sidoqoftë, çështja është rikthyer në vëmendje pas padisë së re, ndonëse Cardi B nuk ka reaguar ende publikisht për zhvillimet e fundit. /Telegrafi/