Cantona shpërthen ndaj CR7: Sa më shpejt që e pranon realitetin aq më mirë për të

Cristiano Ronaldo ka kryer transferimin në Lindjen e Mesme te skuadra arabe Al-Nassr.
Sulmuesi portugez me kontratën e re është bërë futbollisti me pagën më të lartë në histori të futbollit.
Por polemikat e fundit që ka bërë Ronaldo me ish-klubin e tij Manchester United ka bërë që portugezi të marrë shumë kritika.
I fundi që e ka kritikuar Ronaldon është ish-legjenda franceze e ‘Djajve të Kuq’, Eric Cantona.
Ish-numri shtatë i United ka thënë se Ronaldo nuk është 25 vjeçar dhe duhet ta kuptojë këtë realitet sa më shpejtë të është e mundur.
“Ka dy lloje veteranësh, ai që dëshiron të luajë çdo ndeshje sepse ende mendon se është 25 vjeçar dhe ai që e kupton se nuk është 25 vjeçar dhe është aty për të ndihmuar lojtarët e rinj. Ai duhet të jetë i vetëdijshëm se do të ketë momentin e tij”, deklaroi Cantona.
Tutje legjenda franceze ka krahasuar qëndrimin e Ronaldos me Zlatan Ibrahimovicin, Ryan Giggsin e Paolo Maldinin.
“Ka lojtarë që ndihmojnë të rinjtë dhe Ibrahimovic ende e bën këtë me Milanin, Ryan Giggs ose Maldini kur ishte në Milan. CR7 nuk e kupton se nuk është 25 vjeçar. Ai është tashmë më i vjetër dhe duhet të pranojë situatën: ‘Mirë, nuk jam 25 vjeç, nuk mund të luaj gjithmonë, por unë do t’i ndihmoj të rinjtë dhe do ta pranoj situatën time”, vazhdoi tutje Cantona.
Cantona ka shpjeguar se çfarë duhet t’i thotë një futbollist vetës së tij kur është afër pensionimit.
“Unë nuk mund të vrapoj aq shpejt sa kur isha 30 vjeç, duhet ta pranoj. Ashtu siç do të vdes një ditë. Është e vështirë, por duhet ta pranojmë”.
“Fundi i një gare është si të vdesësh, por duhet të filloni diçka tjetër. Dhe para se të vdisni, po plakeni dhe duhet të pranoni se po plakeni. Nuk mund të bëni gjërat që bënit dikur”, deklaroi legjenda franceze. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë