LAJMI I FUNDIT:

Canoski: Pas shembjes së kompleksit “Kosmos” qëndrojnë Gruevski dhe Janakieski

Canoski: Pas shembjes së kompleksit “Kosmos” qëndrojnë Gruevski dhe Janakieski

Në Gjykatën Penale sot vazhdoi procedura e dëshmive për rastin e PSP-së “TNT” për rrënimin e kompleksit “Kosmos” të Fijat Canoskit pas zgjedhjeve të vitit 2011-të, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e sotme gjyqësore u prezantuan dëshmitë nga një seancë mbikëqyrëse në Kuvend, në të cilën është diskutuar çështja e “Kosmos”, si dhe dëshmuan edhe profesorët e Fakultetit të Inxhinierisë.

Gjatë kohës së pauzës të gjykimit të sotëm, ish-kryetari i komunës së Gazi Babës, tani i paditur për rastin TNT, Toni Trajkovski tha se me këtë procedurë gjyqësore të pandehurit do të jenë në gjendje të demonstrojnë, siç tha ai, për 36 herë për të tregojnë se komuna e Gazi Babës dhe ai si kryetar komune i atëhershëm veproi ligjërisht.


Canoski tha se pamjet e debatit parlamentar të paraqitura në seancën e sotme të gjyqit dhe bisedat e përgjuara në mënyrë të pafund tregojnë se prishja e objektit “Kosmos” u organizua nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski. Në pyetjen e gazetarëve nëse ai ndjehet i tradhtuar nga ish-partnerët e koalicionit, Cannoski tha se Gruevski dëshironte të shkatërronte gjithë familjen e tij.

Për lëndën “TNT”, Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Toni Trajkovski dhe tre inspektorë nga Gazi Babë akuzohen për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave, të cilët kanë “konfirmuar” devijimet e supozuara të ndërtimit. Sipas aktakuzës së PSP-së, të pandehurit në vitin 2011-të kryen vepër penale nga urrejtja politike duke shkatërruar kompleksin e Fijat Canoskit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori