LAJMI I FUNDIT:

Cancelo mbeti i lënduar pas një vjedhje të organizuar nga katër hajdutë në shtëpinë e tij, mbrojtësi tregon gjithçka çfarë ndodhi

Cancelo mbeti i lënduar pas një vjedhje të organizuar nga katër hajdutë në shtëpinë e tij, mbrojtësi tregon gjithçka çfarë ndodhi

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Joao Cancelo është sulmuar nga katër hajdutë gjatë një vjedhjeje të organizuar në shtëpinë e tij.

Cancelo ishte me familjen e tij kur ndodhi vjedhja dhe nuk mbeti pa lëndime, pasi përfundoi me disa çarje në fytyrë.

Është vet lojtari portugez që tregoi se ishte cak i një vjedhje në shtëpinë e tij, ndërsa mbeti i lënduar duke mbrojtur familjen e tij.


“Fatkeqësisht sot u sulmova nga katër frikacakë që më lënduan dhe u përpoqën të lëndonin familjen time”.

“Kur tregoni rezistencë, kjo është ajo që ndodh. Ata arritën të merrnin të gjitha stolitë dhe të më linin me fytyrën time në këtë gjendje. Nuk e di si ka njerëz me kaq poshtërsi”.

“Gjëja më e rëndësishme për mua është familja ime dhe për fat të mirë janë të gjithë mirë”.

“Dhe unë pas kaq shumë pengesash në jetën time, kjo është vetëm një tjetër që do të kapërcej. I vendosur dhe i fortë, si gjithmonë”, shkri Cancelo në Instagram.

Për sulmin e hajdutëve në shtëpinë e Cancelos ka reaguar edhe klubi anglez, Manchester City.

“Jemi të shokuar dhe të tmerruar që Joao Cancelo dhe familja e tij iu nënshtruan një vjedhjeje në shtëpinë e tyre këtë mbrëmje gjatë së cilës Joao u sulmua gjithashtu”.

“Joao dhe familja e tij po mbështeten nga klubi dhe ai po ndihmon policinë me hetimet e tyre ndërsa ata hetojnë këtë çështje shumë serioze”, thuhet në deklaratën e Cityt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Premier League
Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Ligat tjera
Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Premier League
Derisa nuk i ndal lotët, vajza e Diego Maradonas del me deklarata tronditëse për atë çfarë po u bënë mafia në Argjentinë

Derisa nuk i ndal lotët, vajza e Diego Maradonas del me deklarata tronditëse për atë çfarë po u bënë mafia në Argjentinë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori