LAJMI I FUNDIT:

Cana në mesin e legjendave të Marseille të cilët shërbyen si motivim për të fituar ndaj Lille

Cana në mesin e legjendave të Marseille të cilët shërbyen si motivim për të fituar ndaj Lille

Lorik Cana është një prej futbollistëve më të dashur në skuadrën e Marseille.

Cana në Marsejë është një legjendë. Ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë këtë fundjavë u rikthye sërish në ‘Velodrome’ dhe tifozët treguan se për ta mbetet i paharruar.

Padroni i ri i klubit amerikani Franc McCourt, i kish ftuar të gjithë legjendat e OM, për t’i dhënë zemër skuadrës së tij para ndeshjes me Lille.


Loriku këtë të diel ishte i ftuar nga klubi bashkë me emra të të tjerë të njohur si Jean Pierre Papin, Basile Boli, Fabrizio Ravanelli, Jocelyn Angloma apo Bogosian për të marrë pjesë në takimin mes legjendave të kësaj skuadre, që ka kërkuar ndihmën e tyre për t’u rikthyer në majat më të larta të futbollit francez dhe atij ndërkombëtar, ashtu siç ishte në periudhën kur Loriku mbante në krah shiritin e kapitenit.

Bashkë me legjendat e tjera të ekipit Cana ndoqi në stadiumin ndeshjen e kësaj të diele mes Marseille dhe Lille, me ekipin vendas që ju përgjigj thirrjes së legjendave duke fituar pastër 2:0 me gola të Gomis dhe Thauvin.

Në trend Sport

Më shumë
Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

Premier League
Notat e lojtarëve: Real Madrid 2-1 Atletico Madrid, dështon Courtois

Notat e lojtarëve: Real Madrid 2-1 Atletico Madrid, dështon Courtois

Liga e Kampionëve
Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

Liga e Kampionëve
Ylli i Man United dëshiron të largohet në afatin kalimtar veror

Ylli i Man United dëshiron të largohet në afatin kalimtar veror

Premier League
Kalo në kategori