Lorik Cana po vazhdon të jetë aktiv me temat e futbollit, edhe pse është pensionuar nga futbolli i luajtur.

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare është shumë aktiv dhe i njohur në rrjetet sociale që pas pensionimit të tij nga futbollit.


Pasi hapi para disa ditëve një sondazh ku pyeste fansat se cili është me i bukur, ai apo reperi Noizy, tani Cana ka një pyetje tjetër për fansat e tij.

Cana ka ardhur me sondazhin e radhës me anë të një video të postuar në profilin e tij privat në Facebook, përcjell Telegrafi.

Pyetja dhe interesi i Canës në këtë sondazh është se a janë shqiptarët për formimin e një lige të përbashkët kombëtare.

Kapiteni kuqezi i ka njoftuar edhe me vendin dhe faqen ku ata do të mund të votojnë dhe të japin mendimin e tyre. /Telegrafi/

telegrafi sport app