cameroon111(1)


Dëshirat e Cameron për pushime të shtrenjta kanë ndezur kritika nga deputetët e Laboristëve dhe shqetësime në partinë Konservatore se ajo dobëson imazhin e tyre në raport me britanikët e zakonshëm, transmeton Telegrafi.

Por kur bëhet fjalë për pushime, askush nuk mund të akuzojë Cameron se nuk po e mban fjalën.

I pyetur rreth hobeve të tij në vitin 2012, kryeministri kishte thënë se është një “besimtar i madh” i asaj se politikanët duhet të kenë pushime.

“Nëse mendoni se politikanët nuk duhet të kenë pushime, mendoj se duhet ta rimendoni një gjë të tillë”, kishte thënë ai.

Që nga ardhja në detyrë të kryeministrit, në maj të viti 2010, Cameron ka qenë 15 herë për pushime – rreth një në çdo tre muaj.

Në vitin e parë në Downing Street, kryeministri mundi të aranzhonte vetëm një pushim jashtë zyrës, pasi që gruaja e tij Samantha lindi fëmijën e tyre të katërt, Florence, gjatë pushimeve të tyre në Cornwall.

Çifti kishte planifikuar një pushim luksoz në Tailandë për Krishtlindje, por e anuluan atë, shkaku se do të mund të nxiste reagime në kohën kur shumë njerëz kishin humbur vendet e tyre të punës.

cameroon222.JPG

Megjithatë, çifti, gjatë vitit 2011 “kompensoi” këtë gjë duke qenë për pesë herë në pushime gjatë këtij viti.

Cameron dhe gruaja e tij “fluturuan” në Grenada pa fëmijët e tyre për të festuar ditëlindjen e katërdhjetë të gruas së tij, në qytetin jugor të Spanjës.

Ata shkuan në Malaga me buxhet të Ryanair dhe pavarësisht pasurisë së madhe të tyre, qëndruan në një hotel me tre yje, transmeton Telegrafi.

Pas Granadas, çifti Cameron u gjenden në Cornwall për pushim të Pashkëve, para se të bëjnë disa ditë “me gjysmëdiell” në Ibiza.

Por, në verën e vitit 2011, familja Cameron kishin pushimet e tyre të para “të duhura” që nga ardhja në Downing Street.

Kryeministri kishte marrë me qira një vilë luksoze italiane për dy javë në kodrat e bukura italiane.

Vila 300 vjeçare, të cilin Cameron-ët e ndanë në dy grupe të miqve të vjetër, kushtoi 11,000 euro në jave, 5800 stërlina nga të cilat u paguan nga çifti Cameron.

cameroon333

Pas kthimit nga Italia, kryeministri u drejtua përsëri për në Cornwall, për pushimin e tyre tani-tradicional në South-West.
Kryeministri kaloi një javë në vendpushimin Cornish të “Port Isak” në pushim e tij të pestë në vitin 2011.

Në vitin 2012, planet e pushimeve të Cameron u kufizuan nga Lojërat Olimpike të Londrës, të cilat kishin dominuar verën. Por ai ende arriti të bëjë një udhëtim në Mallorca me familjen - dhe një tjetër udhëtim në Cornwall.

Një vit më pas, në vitin 2013, Cameron-ët u nisen drejt Mesdheut për një “pushim maji”.

cameroon444

Kryeministri dhe familja e tij u drejtuan për Ibiza me EasyJet për pushim 'disa ditë' 'gjatë festës bankare Whitsun - duke qëndruar në një vilë, që për një javë paguan 11 mijë stërlina, ku Samantha tha se ishte ndarë e kënaqur me jetën e natës atje.

Nja dy muaj më pas, kryeministri kaloi dy javë në qytetin portugez Aljezur në Algarve.

cameroon666

Në gusht, Cameron-ët pastaj u drejtuan për në ishujt skocez për një fundjavë me miqtë, transmeton Telegrafi.

Ata kaluan disa ditë në një “çiflig” që ishte në pronësi të njerkut të Samantas, Viscount Astor.

Pas udhëtimit në Skoci, Cameron-ët vazhduan për një pushim tjetër për në Cornwall për një pushim tjetër të familjes.

Për pushimet verore të këtij viti, Cameron-ët zgjodhën qytetin tregtar portugez, Cascais, 30 milje në perëndim të Lisbonës.

Por familja, tanimë kishte përjetuar një festë Pranvera në Lanzarote. /Telegrafi/