Mesfushori turk, Hakan Calhanoglu është në rrugë të mirë për tu larguar nga Bayer Leverkusen.

Reprezentuesi i Turqisë ka treguar formë të lartë në dy vitet e fundit në futbollin gjerman dhe dëshiron largimin për një skuadër më të madhe.


Është skuadra e Tottenham Hotspurs që ka shprehur dëshirë për transferimin e Calhanoglus gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Leverkusen janë të gatshëm ta lënë të lirë yllin e tyre për një shumë mbi 30 milionë euro.

Ndërkohë përveç Tottenhemit në garë për të është futur edhe Atletico Madrid. /Telegrafi/

telegrafi sport app