Më 1 prill të këtij viti, Policia e Kosovës njoftoi se kishte arrestuar një person të dyshuar në Mitrovicë të veriut.
I arrestuari dyshohet për kryerje të disa veprave penale, përfshirë këtu sulm ndaj zyrtarëve policorë e edhe djegie të veturave.
Madje, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se i dyshuari Millovan Bozoviq, 36-vjeçar, ka qenë pjesë aktive e të ashtuquajturës ‘Mbrojtje Civile’ dhe se ai dyshohet edhe për vrasjen e një pjesëtari të EULEX-it.
Ndaj tij sot Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.
I pandehuri po dyshohet për këto vepra penale: Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, vrasja në tentativë; shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm; sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, si dhe zjarrvënie.
Në njoftim të Gjykatës është thënë se paraburgimi i Bozoviq do të llogaritet prej kohës së ndalimit, pra 1 prill 2023 deri me datë 1 maj 2023.
Gjykata ka shtuar se kundër këtij aktvendimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Në ditën e parë të këtij muaji, Policia në një njoftim për media kishte thënë se i arrestuari dyshohet të jetë i përfshirë në rastin e sulmit me armë zjarri ndaj Policisë, ku si pasojë dy zyrtarë policorë kishin pësuar plagë nga arma e zjarrit.
Ai po ashtu sipas Policisë është i dyshuar edhe për djegien e veturave në rajonin e Zubin Potokut, të cilat ishin regjistruar me targa të Republikës së Kosovës.
Për arrestimin e Bozoviqit kanë reaguar Lista Serbe dhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Nga partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e mbështetur nga Beogradi zyrtar, ky arrestim u cilësua si “vazhdim të keqtrajtimit të popullit serb”, duke shtuar se ai “akuzohet për krime të rënda pa asnjë provë”.
Madje, LS deklaroi se nëse i arrestuari nuk lirohet, do të shkaktohet “reagimi nga serbët”.
“Për ta sqaruar, kjo nuk do të jetë ndonjë paralajmërim, por një kryengritje e përgjithshme për ta ndalur shtypjen e Albin Kurtit ndaj qytetarëve të pafajshëm” – u tha në deklaratë e Listës Serbe.
Kjo parti në reagimin e tyre nuk e dënoi djegien e veturave në veri, e për këtë çështje nuk pati reagime as nga Beogradi zyrtar.
Lidhur me këtë arrestim, nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë u akuzua kryeministri i Kosovës, Albin Kurtin, për të cilin thanë se “po shkakton kaos dhe po krijon një krizë të re”.
“Kurti po përpiqet në çdo mënyrë të mundshme, përmes forcave të tij, të shkaktojë tensione në veri të Kosovës, për të nxitur reagimin e serbëve, të cilët më pas do t’i akuzonte për përshkallëzimin potencial të situatës në terren” – thuhet në reagimin e Zyrës për Kosovën.
Sipas kësaj të fundit, këto veprime të cilat u pretendua se po bëhen nga Kurti, janë duke u bërë vetëm për t’i ikur dialogut dhe obligimeve nga Ohri sa i përket formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Pas reagimit të Listës Serbe një ditë më vonë erdhi edhe një reagim nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.
Sipas ministrit, institucionet e Serbisë dhe krerët e tyre janë të interesuar sërish të destabilizojnë pjesë të vendit ku jeton komuniteti serb në Kosovë. Sipas tij, institucionet e Serbisë dhe krerët e tyre vazhdojnë të mbrojnë dhe glorifikojnë kriminelët të cilët kryejnë akte edhe terroriste në Republikën e Kosovës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KQZ miraton numrin e kandidatëve për 11 majin: 46 mandate janë në listë të mbyllur
Ahmeti: Miratimi i Ligjit për Fëmijët është antikushtetues dhe kundër Marrëveshjes së Ohrit
Inspektorati Shëndetësor kërkon procedurë disiplinore pas vdekjes së binjakëve të sapolindur dhe mbikëqyrje profesionale në spitalin e Prilepit
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!