Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.A, për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale vrasje në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KPK-së dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve sipas nenit 374 të KPK-së.
“Të pandehurit D.A i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
I pandehuri D.A dyshohet se me dt. 22.05.2018 rreth orës 15:30 në Rrugën “Drenica” në Prishtinë, për shkak të një mosmarrëveshje verbale-fjalosje në komunikacion, me dashje ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin V.J.
I pandehuri D.A kishte marr revolen nga vetura e tij dhe kishte shtëne në drejtim të të dëmtuarit V.J me ç’ rast predha e revoles kishte goditur automjetin e të dëmtuarit në derën e pasme ana e majtë, ku kishte depërtuar brenda në automjet në pjesën mbrapa në dysheme”, thuhet në njoftimin për media.
Gjykata ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.A, si dhe ka marrë parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete për ta siguruar praninë e të pandehurit dhe pas analizimit të tyre, ka konstatuar se masa e paraburgimit është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale, për zhvillimin e pa penguar të procedurës dhe sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale, bazuar në nenet 187 par.1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Palaka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Deputeti i LVV-së, Thaçi: I kemi numrat për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Rexhaj i LVV-së: Ka pasur takime me Limajn për votimin e Albulena Haxhiut kryeparlamentare

Kurti për qëndrimet e patriarkut Porfirije në Kremlin: E vendos rajonin në një rrezik serioz

"Piktura në vlerë 4 milionë euro", pasuria e Përparim Ramës: Prona milionëshe në Kosovë dhe Londër, aksione, objekte me qera...

Rama uron Thaçin për ditëlindje: Edhe 100 komandant!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Fituesi i "The Voice Australia", Lachie Gill thotë se nuk është takuar me mentoren e tij Rita Ora që nga mbarimi i spektakliti

Trump: Rusia bëri kompromis të madh, nuk e dëshiron tërë Ukrainën

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Bota në prag të një lufte të re

Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Schmidt

Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit