Tanimë janë zbuluar të gjitha vazot e katër grupeve për Ligën e Kombeve, ku pjesë e tyre janë edhe Kosova dhe Shqipëria.

Përfaqësuesja e Kosovës dhe Kombëtarja e Shqipërisë kanë mësuar vazot e tyre brenda grupeve përkatëse, C dhe D.


Kështu, Kosova është vendosur në vazon e katërt të Grupit D, ku pjesë e tij janë edhe Andorrën, San Marinon dhe Gjibraltarin.

Në anën tjetër, Shqipëria ka përfunduar në vazon e dytë të Grupit C, së bashku me Greqinë, Serbinë dhe Norvegjinë.

kosova

Megjithatë, Kosova dhe Shqipëria nuk do të kenë ndeshje mes skuadrave brenda vazove të tyre.

shqiperia

Sistemi i ndeshjeve do të jetë me ekipet tona kombëtare që do të luajnë me nga një skuadër prej secilës vazo brenda grupit, varësisht nga fati i shortit.

Ndryshe, shorti për fazën e grupeve do të hedhet më 24 janar të vitit 2018. /Telegrafi/ Orari i ndeshjeve:1.6-8 shtator 2018 2.9-11 shtator 2018 3.11-13 tetor 2018 4.15-17 tetor 2018 5.15-17 nëntor 2018 6.18-29 nëntor 2018

telegrafi sport app