LAJMI I FUNDIT:

Cakaj numëron sukseset: Me Kosovën hapëm një ambasadë dhe tri konsullata të përbashkëta

Cakaj numëron sukseset: Me Kosovën hapëm një ambasadë dhe tri konsullata të përbashkëta

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka numëruar disa suksese në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Cakaj, në “Debat Plus”me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, thotë se për një vit në krye të diplomacisë shqiptare ka arritur disa suksese.

Ai thotë se objektiv qysh në fillim e kishte forcimin e faktorit shqiptar në Ballkan, përcjell Telegrafi.


“Kemi bërë bashkimin e hapësirave të ambasadave…E kemi hapur ambasadën në Kambera, që është ambasada e parë e përbashkët e Kosovës dhe Shqipërisë ndërkohë kemi tri konsullata të përbashkëta si në Mynih, Bari dhe Kopenhagë dhe po punojmë për hapjen e konsullatave të përbashkëta në Stamboll, Toronto dhe një tjetër në një qytet të Gjermanisë”.

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë thotë se kanë lobuar për Kosovën për njohje ndërkombëtare dhe lobim për liberalizimin e vizave.

Cakaj thotë se do të hapen edhe konsullata në Strugë dhe Preshevë.

Ai thotë se kanë arritur sukses të madh kur kanë bashkuar në një listë subjektet politike shqiptare në Luginën e Preshevës dhe po punohet që puna e njëjtë të bëhet edhe me subjektet shqiptare në Mal të Zi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori