LAJMI I FUNDIT:

Cakaj: Gjykata Speciale problem politik, të bashkohet spektri politik

Cakaj: Gjykata Speciale problem politik, të bashkohet spektri politik

Ministri në detyrë për Punë të Jashtme dhe për Evropë, të Shqipërisë, Gent Cakaj, deklaroi se Gjykata Speciale është problem politik dhe spektri politik duhet të jetë i bashkuar si kundërvënie ndaj përpjekjeve që po bëhen për njollosjen e UÇK-së.

Tutje ai shtoi se në Serbi ekziston një përpjekje për ta deshtetëzuar përgjegjësinë gjatë luftës që veprimet ekryera në luftë të paraqesë si grupe kriminale në ushtri, si grupe e individë kriminal e jo për ta marrë përgjegjësinë si shtet.

Më tej Cakaj analizoi përpjekjen e Serbisë për t’i ikur përgjegjësisë shtetërore edhe në ngjarjet në Bosnje.


“Edhe ngjarjet, si psh në Srebrenicë, po konsiderohet gjenocid i kryer nga serbët lokalë e jo Serbia”, tha Cakaj, në një intervistë për RTK.

Ndërkaq Cakaj, lidhur me ngritjen e aktakuzës nga prokurori i Gjykatës Speciale ndaj krerëve të UÇK-së, deklaroi se këtu merret përgjegjës për krime kundër njerëzimit e thyerejn e rregullave të luftës një përfaqësues i UÇK-së që tani është president i vendit, që tani përmbys narrativën e këtij procesi, që deri tani ka pasur bashkëpunim me organet e drejtësisë ndërkombëtare, është tani niveli i 6 i bashkëpunimit me ndërkombëtarët.

“Gjykata Speciale është krijuar nga Kuvendi me mbështetjen e vetë presidentit Thaçi, ish- kryetarit te Kuvendit, Kadri Veseli, prandaj është e pakuptimtë që Kosova të paraqitet si jobashkëpunuese me Gjykatën Ndërkombëtare”, tha ai.

Më tej Cakaj shtoi se është problem politik, sepse Kosova ngarkohet politikisht karshi ndëkombëtarëve, dhe ne duhet të jemi në nivel të detyrës.

Në trend Lajme

Më shumë
Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Sot pritet të nisë numërimi i votave nga diaspora

Sot pritet të nisë numërimi i votave nga diaspora

Lajme
Kalo në kategori