LAJMI I FUNDIT:

Cakaj i dërgon letër drejtorit ekzekutiv të Apple: Vendoseni Kosovën në hartë

Cakaj i dërgon letër drejtorit ekzekutiv të Apple: Vendoseni Kosovën në hartë

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i ka dërguar sot një letër drejtorit ekzekutiv të Kompanisë Apple, Tim Cook.

Me anë të kësaj letre, Cakaj i kërkon këtij të fundit marrjen e masave të nevojshme, për të paraqitur kufijtë e saktë të Republikës së Kosovës në shërbimin e Apple Maps.

“Republika e Kosovës është njohur prej shumicës së shteteve të botës demokratike dhe, ashtu siç ka vendosur vetë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar. Ndaj, presim që Apple Inc. të marrë vendimin e drejtë duke vendosur kufijtë e Republikës së Kosovës në hartat e shërbimeve të saj”, theksoi Cakaj në një postim në Facebook.


Më tej, Cakaj shprehu se Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës, në mënyrë të pakushtëzuar e në çdo rrethanë, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori